Kulturë - Art - Fe

Iranianët bëjnë pjesë në vendin e 3-të sa i përket turizmit në Turqi

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Ministrisë së Brendshme të Turqisë për Migrim, u raportua se në 6 muajtë e parë të vitit 2018, në Turqi kanë ardhur më shumë se një milion turistë iranianë.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Ministrisë së Brendshme të Turqisë për Migrim, me 2.374.695 persona, Rusia u bë vendi që vizitoi më së shumti Turqinë në gjysmën e parë të vitit 2018. Vendin e dytë e ka Gjermania me 1. 547.259 persona, ndërsa vendin e tretë Irani, me 1.159.402 vizitorë.

U raportua se të gjithë turistët që vizituan Turqinë kanë shpenzuar mesatarisht 681 dolarë, ndërsa turistët iranianë kanë bërë shpenzime prej më shumë se 1.000 dollarë.

Burimi: Tasnim News Agency