162,159 haxhijë arritën ne Medine
Më shumë se 1.8 milionë haxhijë priten për sezonin e Haxhit të këtij viti.
Medina ka pranuar 162,159 haxhijë deri të dielën, sipas statistikave të Agjencisë Saudite përgjegjëse për koordinimin e aktiviteteve të haxhijve.
Sipas agjencisë, 38,318 haxhijë janë nga Turqia, 34,965 nga Indonezia, 25,267 nga India, 21,585 nga Pakistani dhe 10,518 nga Afganistani.
24,450 haxhijë pritet të mbërrijnë të martën, 6,877 prej tyre nga Indonezia, 4,865 nga India, 3,550 nga Pakistani dhe 1,710 nga Nigeria. Ndërkohë, 45 për qind e njësive private të banimit janë të zëna.
Kryetari i Agjencisë, Hatem Bali, tha se po shërben haxhijtë nga fillimi i korrikut deri më 26 shtator.
Më shumë se 1.8 milion haxhijë priten për sezonin e Haxhit të këtij viti, dhe agjencia po përpiqet të ofrojë shërbime më të mira, shtoi ai.
Hatem Bali tha se agjencia është duke rritur ndërgjegjësimin për çështjet e haxhit dhe shëndetit në drejtimin e princit Faisal bin Salman, guvernator i Medinës dhe kryetar i Komitetit Qendror të Haxhit, si dhe zëvendësi i tij Princi Saud bin Khaled Al-Faisal.
Burimi: Arab News