Kulturë - Art - Fe

Xhamia e Shejtë e Imam Rizait prêt 12000 vizitorë jo-iranianë çdo ditë

Shefi i zyrës për vizitorët jo-iranianë të Xhamisë së Shejtë të  Imam Rizait  deklaroi, "Xhamia e Shejtë e Imam Rizait  pret dymbëdhjetë mijë vizitorë jo –iranianë çdo ditë gjatë Festimeve të Dhjetë Ditëve të Karamatit ".

Hussein Ghulampour tha: "Shërbimi i Xhamisë së Shenjtë të Imam Rizait  pret çdo vit gjatë  Dhjetë Ditëve të Karamatit, mijëra vizitorë jo-iranianë nga pjesë të ndryshme të botës që kanë ardhur për të shijuar atmosferën shpirtërore të këtyre ditëve dhe gjithashtu për të marrë pjesë në festimet e Razavit".

Duke vënë në dukje se tetëdhjetë për qind e këtyre vizitorëve janë nga vendet arabe, ai tha: "Shumica e këtyre vizitorëve janë nga Iraku, Libani, Bahrejni, Siria, Katari dhe Arabia Saudite dhe gëzojnë programet e kësaj zyre në Xhaminë e Shejtë. Programet e zyrës përfshijnë takime të specializuara dhe akademike, gara kulturore, shfaqje, lexime të poezive, këndime të lutjeve dhe ligjërata ".

Hussein Ghulampour shtoi, "njëzet për qind e vizitorëve janë vizitorë të që flasin gjuhës urdu dhe azere.

Shefi i zyrës për vizitorët jo-iranianë  të Xhamisë së Imam Rizait shtoi:

"Ne gjithashtu  mirëpresim mbi 11000 turistë muslimanë dhe jomuslimanë gjatë vitit". Ai gjithashtu tha, "Sipas këtyre vizitorëve, Xhamia e Shejtë e Imam Rizait është një koleksion i arteve arkitekturore, të kulturës iraniane islamike dhe vend i pranisë së shumë kombeve  të ndryshme".

Burimi: Astan Quds Razavi