10 milion kopje të Kur'anit do të publikohen në Katar
10 milionë kopje të Kur'anit të Shenjtë do të publikohet në bashkëpunim me Eid Bin Muhamed Al-Thani, Shoqatën Bamirëse në Katar.
Sipas gazetës Al-Raja, shoqata ka
specifikuar se ka dhënë një milion Rialë të Katarit për publikimin e kopjeve të
Kur'anit.
Rreth 100,000 kopje të Kur’anit do
të shpërndahen në Togo dhe Bregun e Fildishtë për të përmbushur nevojën e
muslimanëve për Librin Hyjnor në këto
rajone.
Për më tepër, 25.000 kopje të xhuzit
29 dhe 30 të Kur'anit të Shenjtë do të shpërndahen nga Shoqata Bamirëse në
mesin e muslimanëve të Togos dhe Bregut të Fildishtë.
Shoqata Bëmirëse, Eid Bin Muhamed Al-Thani, është një organizatë
bamirëse islamike me qendër në Katar. Organizata menaxhon, investon dhe
shpërndan ndihma për Bajram nga Shejh Bin Muhamed Al-Thani dhe fonde të tjera
për të mirën e popullit në nevojë në rajon.
Muslimanët në Togo përfaqësojnë
midis 12 dhe 20% të popullsisë dhe rreth
50-60% të popullsisë në Bregu i Fildishtë.