Hafizët e Kur'anit u nderuan në Siri
Një ceremoni u mbajt kohët e fundit në qytetin e Sirisë, në al-Bab, në krahinën e Halepit për të nderuar fëmijët që kanë mësuar përmendësh Kur'anin.
Fëmijët ishin zhvendosur nga Ghouta Lindore, një zonë pranë kryeqytetit të Sirisë, Damaskut, i cili kishte qenë nën kontroll të grupeve terroriste prej vitesh.
Një total prej 19-të fëmijëve u nderuan për arritjen e mësimit përmendësh të Kur'anit, njoftoi uebsajt arab al-Yawm.
Fëmijët nga mosha 8 deri në 15 vjeçare, ata kanë mësuar përmendësh Kur'anin përpara se të dilnin nga Ghouta Lindore për shkak të pushtimit të zones nga terroristët.
Militantët që i përkisnin një numri fraksionesh kishin mbajtur Ghouta Lindore, një enklavë në afërsi të Damaskut, që nga viti 2012 dhe mbante peng banorët e saj, rreth 400,000 njerëz.
Trupat siriane dhe luftëtarët aleatë nga grupet e mbrojtjes popullore arritën të çlirojnë tërësisht enklavën nga kthetrat e militantëve në fillim të prillit, pas muajsh luftimesh të ashpra me grupet terroriste, të cilat e kishin përdorur atë zonë si një bllok nisjeje për sulme vdekjeprurëse me raketa kundër banorëve dhe civilëve në infrastrukturën e kryeqytetit.
Burimi: IQNA