Amerike

Donald Trumpi iu përgjigj presidentit iranian Ruhanit

Presidenti amerikan Donald Trumpi të dielën ka paralajmëruar presidentin iranian Hasan Ruhanit  që të mos kërcënojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi që presidenti Ruhani ka paralajmëruar presidentin amerikan që të mos udhëheq politikë armiqësore kundër Teheranit.

“Kurrë më mos kërcënoni SHBA-të ose do të bartni pasojat që janë të radha në histori që kanë bartur”, ka shkruar Trumpi në profilin e vet në Twitter. Ruhani të dielën ka deklaruar se “lufta më Iranin është nëna e të gjithë luftërave”, por nuk e ka hedhur mundësinë e paqes në mes dy shteteve. “Ne nuk jemi më shtet i cili do të pranojë fjalët e juaja të çmendura të dhunës dhe vdekjes”, ka shtuar Trumpi dhe i ka porositur të jenë “të kujdesshëm”.

Eskalimi i retorikës në mes Washingtonit dhe Teheranit u shfaq pasi që SHBA-të filluan ofensivën e fjalimeve dhe komunikimeve online qëllimi i së cilës është inkurajimi i trazirave në Iran që të shtrëngojë Iranin që të ndalojë programin e vet nuklear dhe mbështetjen e grupeve militante në rajonin e Lindjes së Afërt.

Irani është nën presionin amerikan dhe e kërcënojnë me sanksione pasi që Trumpi e largoi SHBA-të nga marrëveshja nukleare në mes Teheranit dhe fuqive botërore të vitit 2015, me të cilin ky shtet i Lindjes së Afërt ka pranuar të ndal zhvillimin e armatimit nuklear në këmbim të anulimit të sanksioneve.

Në fjalimin e mbajtur të dielën sekretari shtetëror amerikan Mike Pompeo i ka quajtur krerët iranian “mafioz” dhe ka premtuar ndihmën, duke mos precizuar çfarë, iranianëve të cilët nuk janë të përgatitur me qeverinë e tyre.

Duke folur në tubimin me diplomatët iranian presidenti iranian Hasan Ruhani ka paralajmëruar Trumpin të dielën që “të mos ngrejë luanin për bisht, për të cilën do të mund të pendohet”, që ka shkaktuar reagimin e Trumpit në Twitter. Hasan Ruhani poashtu ka kërcënuar me mundësin e bllokimit të eksportit të gjithëmbarshëm të naftës nga Gjiri Persik.

Burimi: Global Cir