Kulturë - Art - Fe

Hamburgu organizoi Garat e Kur'anit

Edicioni i 15-të i Garave të Kur'anit për fëmijë dhe adoleshentë në Hamburg u mbajt këtë fundjavë në qytetin Hamburg të Gjermanisë.

Këshilli Musliman i Hamburgut organizoi një Garë Kur’anore në Xhaminë e Yildizit, sipas Qendrës Islamike të Hamburgut.

Garuesit ishin nga kombësi të ndryshme dhe pasues të shkollave të ndryshme të mendimit islamik.

Pjesëmarrësit garuan në mësimin përmendësh të Kur’anit dhe këndimin e Kur’anit të Shenjtë dhe fituesit u përzgjodhën bazuar në rezultatin e tyre kolektiv në të dy kategoritë.

Garat Kur’anore  zhvillohet çdo vit për fëmijët dhe adoleshentët e moshës 10-13 dhe 14-17.

Përfaqësuesit e Qendrës Islamike të Hamburgut fituan garat në dy grup-moshat, për fëmijë dhe për adoloshentë.

Burimi: IQNA