Amnesty International: Turqia po luan me jetën e njerëzve
Amnesty International ka qortuar Turqinë për refuzimin e thirrjeve të mëparshme për të inspektuar sigurinë e minierave në perëndim të vendit përpara se të ndodhte shpërthimi në një minierë në qytetin e Somas, duke thënë se Ankaraja “po luan me jetën e njerëzve.”
Të mërkurën, hulumtuesi i Amnesty International për Turqinë Endrew Gardner e përshkruajti shpërthimin e ditëve të fundit në minierën e qymyrit në qytetitin Soma në perëndim të vendit si një “tragjedi”, duke thënë se incidenti vdekjeprurës “duhej të ishte shmangur”.
“Fakti që qeveria ka hedhur poshtë thirrjet e kohëve të fundit nga disa deputetë për të hetuar aksidentet në punëështë tronditëse. Ata po luajnë me jetën e njerëzve,” shtoi hulumtuesi i Amnesty.
Ai bëri thirrje më tej për “një hetim të menjëhershëm” për shkaqet e shpërthimit vdekjeprurës dhe tha se rezultatet e hetimit “duhet të bëhen publike.”
Më 13 maj, një shpërthim i madh në një minierë qymyri në Soma, në krahinën perëndimore turke në Manisa la të vdekur rreth 282 punëtorë dhe disa të plagosur, si dhe shumë të tjerë akoma të bllokuar nën tokë.
Mendohet se shpërthimi në minierëështë shkaktuar nga një problem në një transformator elektrik.
Të mërkurën, raportimet e mediave turke thanë se opozita kryesore në vend Partia Popullore Republikane (CHP) kishte bërë një kërkesë tetorin e kaluar për të inspektuar aksidentet në punë në këtë rajon, por ishte refuzuar para dy javëshnga partia në pushtet, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP).
Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan ka premtuar se hetimet do të nisin për shkak të fatkeqësisë. Megjithatë, ai ka mohuar përgjegjësinë e qeverisë në lidhje me incidentin. Kryeministri turk u tërhoqi vemendjen njerëzve që të mos bien në grackën e tyre që ai i quajti grupe ekstremistë që po përfitojnë nga aksidenti i ndodhur në minierë.
Gjatë dy ditëve të fundit, janë mbajtur disa protesta anti-qeveritare në Ankara dhe Stamboll në mes të një vale zemërimi publik në Turqi për shkak të shpërthimit vdekjeprurës në minierë.