İran

Irani ka paditur SHBA-në në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

Irani është ankuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për 'sanksione të paligjshme një palëshe' të Shteteve të Bashkuara.

Në një deklaratë të bërë në llogarinë e tij në Twitter, ministri i jashtëm i Iranit, Muhammed Xhevad Zarif është shprehur se: “Irani ka paditur SHBA-në në GJND për sanksionet e paligjshme të saj një palëshe. Ky vend duhet të kundërshtoj traditën e saj për shkeljen e ligjit.”

Pas njoftimit të tërheqjes së presidentit amerikan Donald Trump nga marrëveshja bërthamore, Departamenti i Thesarit i SHBA-së njoftoi se paketa e parë e sanksioneve do të ri zbatohet në gusht, ndërsa paketa e dytë në nëntor.

Burimi: Sputnik News