Suudi Arabie

Saud el - Fejsal: Arabia Saudite është gati për bisedime për lidhje më të mira me Iranin

Arabia Saudite është gati të bisedojë për marrëdhënie më të mira me rivalin rajonal Iranin, tha  të martën, Ministri i Jashtëm, Princi Saud el- Fejsal, për gazetarët në Rijad.


    Sipas  agjencisë AFP, komentet e tij erdhën pasi Grupi G 5 +1 zhvilloi një raund të ri të bisedimeve bërthamore me Iranin për programin e tij bërthamor në mes të një afrim mes Teheranit dhe Perëndimit.


   Irani është një fqinj, ne kemi marrëdhënie me te dhe ne do të bisedojmë me te, tha ministri saudit.


     Ne do të bisedojmë me Iranin me shpresën se nëse ka ndonjë dallim, atë do ta zgjidhim në mënyrë të pranueshme për të dy vendet,  u tha ai gazetarëve.


     Princi Saud el-Fejsal tha se homologu i tij iranian Muhammad Xhevad Zarif  është ftuar për të vizituar Mbretërinë  Saudite.


     Muhammed Xhevad Zarif tha në muajin dhjetor ai dëshironte  për të vizituar Arabinë Saudite dhe i bëri thirrje mbretërisë për të punuar me Teheranin në kërkim për stabilitetin rajonal.


    Vërejtjet e Fejsalit erdhën pasi Sekretari i Mbrojtjes i SHBA –ve Chuck Hagel ishte në Arabinë Saudite në takimin e parë të një turneu rajonal  ku bisedimet ishin përqëndruar rreth bisedimeve bërthamore me Iranit dhe luftën në Siri.