Sisi i Egjiptit thotë se kriza në Siri duhet të përfundojë me anë të mjeteve paqësore
Kandidadi kryesor për zgjedhjet presidenciale në Egjipt, Abdel Fattah al-Sisi tha të hënën se lufta civile në Siri duhet të zgjidhet me mjete paqësore, duke thënë se Egjipt nuk do të mbështesë një ndërhyrje të armatosur atje, diçka e sugjeruar më parë nga disa shtete arabe.
Al-Sisi ka shtuar se shumica e
opozitës politike dhe të armatosur në Siri dhe në disa shtete arabe kishin kërkuar
më parë për një operacion ushtarak ndërkombëtar në Siri për t'i dhënë fund luftës
tre-vjeçare.
I pyetur për pikëpamjet e tij në
konfliktin sirian, Sisi ka thënë:
Ne duhet të gjejmë një dalje paqësore si një zgjidhje.
Komentet e al-Sisi-t janë bërë gjatë
një intervistë televizive me kanalin
Saudit të Sky News, ku ai shpalosi qëndrimin e ardhshëm të Egjiptit në Siri,
nëse ish-shefi i ushtrisë i fiton zgjedhjet
presidenciale që do të mbahen më 26-27 maj 2014.