Egjipt

Kënduesit të shquar të Kur’anit i ndalohet këndimi i Kur’anit në Xhaminë e Al-Az’harit

Faraxhullah Shazli, këndues i shquar egjiptian, i është ndaluar të këndoi Kur'anin në Xhaminë e al-Az’harit në Kajro. Arsyeja ?

Për shkak se ai e ka thirrë Ezanin një herë (thirrja për lutje ) në Irak në stilin e Shi’ive.


Shazliu, në një klip që i atribuohet atij (...) , e ka thirrë Ezanin në stilin e Shijave dhe është lutur për rishfaqjen e Imam Mehdiut (a.s.).   Kështu ai më nuk lejohet të këndoi Kur'anin në  Xhaminë Al- Az’har në Kajro,  kështu shkroi  në facebook, Abbas Shouman, përfaqësues i Qendrës Islame Al- Az’har në Kajro.


     Ai shtoi se Faraxhullah Shazli mund të hyjë në xhami vetëm si adhurues, për të falur namzin, jo si këndus apo recitues i Kur’anit.    


      Abbas Shouman kërkoi,  gjithashtu, që Ministria e Vakëfeve e Egjiptit të ndalojë Faraxhullah Shazliun të këndojë Kur’an në të gjitha xhamitë që janë në kuadër të Ministrisë së Vakëfeve dhe ai të dënohet penalisht.


      Zyrtari i Al – Az’har akuzoi më tej  Faraxhullah Shazliun se është paguar nga shi’itët.


      Qëndrimi armiqësor  i Abbas Shoumanit, përfaqësues i Qendrës Islame Al- Az’har në Kajro kundër Faraxhullah Shazliut dhe shi’itëve vjen pavarësisht nga fakti se Qendra Islamike Al - Azhar ka kërkuar shpesh që të përkrahet bashkimi ndërmjet Sunnive dhe Shi’ive dhe ka bërë thirrje për tolerancë dhe bashkëjetesë paqësore.


     Faraxhullah Shazliu është një mjeshtër i shquar egjiptian i këndimit të Kur'anit, një këndues i Kur’anit me renome Ndërkombëtare, referent në fakultet, anëtar i Universitetit al-Az’har dhe Sekretar i Përgjithshëm të Unionit të Kënduesve të Kur’anit në Egjipt.