Nigeria

Po vazhdojnë protestat për lirimin e sheikh Zakzakit

Qytetarët e kryeqytetit të Nigerisë, Abuja, kanë organizuar protestë për lirimin e sheikh Ibrahim Zakzakit.

Qytetarët e kryeqytetit të Nigerisë, Abuja, organizuan protestë paqësore dhe kërkuan lirimin e udhëheqësit të Lëvizjes Islamike, sheikh Zakzakit.

Protesta filloi pasi gjykata shtetërore Kaduna në Nigeri, shtyu gjyqin e sheikh Zakzakit për 11 korrik. Deri më tani, 44 persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtria e Nigerisë ndaj protestuesve dhe shumë protestues u arrestuan.

Në fund të vitit 2016, ushtria e Nigerisë ka vendosur të lirojë sheikh Zakzakin, por ai ende po mbahet në burg nga forcat e ushtrisë.

Burimi: Rast Haber