Kulturë - Art - Fe

Rreth 750 Qendra të Kur'anit në Shkollat e Iranit

Një zyrtar i Ministrisë së Arsimit të Iranit tha se ka rreth 750 Qendra të Kur’anit  që janë aktive në shkolla e Iranit.

Duke folur në një konferencë  për shtypi në Mashhad, në verilindje të Iranit, Muhammed Riza Musajjbzadeh, nga Ministria e Kur'anit dhe deputet, tha se ka plane për të themeluar  100 qendra të reja në vitin e ardhshëm shkollor  që fillon në muajin shtator.

Ai vuri në dukje, megjithatë, se prioritet i lartë i ministrisë është përmirësimi i cilësisë së programeve të ofruara nga ato ekzistuese, raportoi Agjencia e Lajmeve IRNA.

Diku tjetër, ai iu referua Garave  të ardhshme Kur’anore  Kombëtare për nxënësit e shkollave dhe tha se 1,300 studentë  do të marrin pjesë në këtë ngjarje Kur'anore.

Qyteti i shenjtë i Mashhad do të organizon këtë garë, vuri në dukje ai.

Muhammed Riza Musajjbzadeh vazhdoi duke thënë se  Garat Kur’anore  për vajzat do të mbahen  më 3-6 korrik, ndërsa ato për djemtë është planifikuar me 8-11 gusht 2018.

Ai ishte në  qytetin Mashhad ku fillon të hënën edicionin i tretë i Garave  Kur'anore për stafin e mësuesve dhe të Ministrisë të Arsimit.

Burimi: IQNA