Qendra Islame ‘Imam Ali’ në Vienë me program Kur'anor
Një Program Kur’anor me titull "Një Natë me Kur'anin" u mbajt në Qendrën Islame Imam Ali (a.s.) në Vjenë, Austri, në fillim të javës.
Sipas faqes së internetit të qendrës, programi u ndoq nga një numër i madh muslimanësh.
Programi përfshinte këndimin e ajeteve nga Kur'ani.
Qendra Islama Imam Ali gjithashtu mban programe që paraqesin Mësimet Islame dhe obligimet çdo ditë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ramazani mund të zgjasë nga 29 deri në 30 ditë, gjatë së cilit muaj muslimanët agjërojnë nga agimi deri në perëndim të diellit.
Ramazani nuk është vetëm një muaj për muslimanët që të abstenojnë nga ushqimi dhe pijet, por është gjithashtu një kohë për pastrimin dhe reflektimin shpirtëror.
Që nga themelimi i saj, Qendra Islame Imam Ali (a.s.) në Vjenë ka tentuar të promovojë mësimet fetare si dhe identitetin islam në komunitetin ndër-kulturor austriak.
Përveç kësaj, Qendra Islame Imam Ali (a.s.) ka bërë përpjekje për të prezantuar fytyrën e vërtetë të Islamit jo-muslimanëve në këtë vend evropian.
Burimi: ABNA