Siria

Opozita Siriane: Komiteti Kushtetutes mbi Sirinë do të ketë 150 persona

Është bërë e ditur lista e pjesëmarrësve në Komitetin Kushtetues i cili do të formohet për zgjidhjen e problemit të Sirisë. Zëvendës kryetari i Koalicionit Kombëtar për Forcat Revolucionare dhe Opozitare të Sirisë (SMDK), Abdulbasit Hemo ka thënë se Komiteti Kushtetues mbi Sirinë do t’i ketë 150 persona dhe se si opozitë, ata  i’a kanë raportuar Kombeve të Bashkuara listën e emrave prej 50 personash.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e SMDK-së, është bërë e qartë lista e pjesëmarrësve në Komitetin Kushtetues mbi Sirinë, të paraqitur nga opozita siriane ndaj përfaqësuesit special të OKB-së në Siri, Staffan de Mistura.

Përfaqësuesit e opozitës siriane do të mblidhen në kryeqytetin e Arabisë Saudite, në Riad. SMDK i ka paraqitur dje një listë me emra prej 50 personash përfaqësuesit special të Kombeve të Bashkuara në Siri, Staffan de Mistura.

Në deklaratën e bërë nga Komiteti Kushtetues mbi Sirinë, thuhet se lista në fjalë është listë e opozitës siriane dhe se listat e tjera nuk do të pranohen.

‘SA MË SHUMË KURD QË TË KETË, AQ MË EFEKTIVE BËHET’

Duke folur për Sputnik lidhur me këtë çëshjtje, Zëvendës kryetari i Koalicionit Kombëtar për Forcat Revolucionare dhe Opozitare të Sirisë (SMDK), Abdulbasit Hemo u shpreh se në Komitetin Kushtetues mbi Sirinë do të marrin pjesë shumë seksione, duke shtuar se: “Bisedimet mbi kushtetutën siriane po mbahen në Riad. Komiteti Kushtetues do të ketë 150 persona. Regjimi do të ketë 50 persona, opozita siriane 50 persona, ndërsa 50 të tjerë do të jenë persona të pavarur. Për një Siri të re është e  domosdoshme një kushtetutë e re siriane. Në Komitetin Kushtetues do të marrin pjesë të gjitha seksionet. Do të marrin pjesë edhe kurdët. Sa më shumë kurdë të jenë të përfshirë në komitet, aq më efektive bëhet. Është e rëndësishme që edhe kurdët të marrin pjesë në të. Kriza siriane është një krizë ndërkombëtare. Kontributi i Rusisë, SHBA-së dhe Turqisë është i rëndësishëm.”

Me 22 nëntor të vitit 2017, opozitarët sirianë u mblodhën në kryeqytetin e Arabisë Sudite, në Riad, në të njejtën kohë me samitin e Sirisë të zhvilluar Turqia, Rusia dhe Irani në qytetin Soçi të Rusisë.

THEKSI PËR ‘ZGJIDHJE POLITIKE’

Në konferencën dy ditore morën pjesë gjithashtu edhe Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite Adil al-Cubayr dhe përfaqësuesi special i OKB-së në Siri, Staffan de Mistura. Përfaqësuesi Special i OKB-së në Siri, Mistura tha se në çështjn e zgjidhjes së krizës siriane, duhet të arrihet zgjidhje politike në drejtim të rezolutave të OKB-së.

Përfaqësuesi Special i Presidentit rus Vladimir Putin në Siri, Aleksander Lavrentyev u shpreh se Moska dhe Ankara janë në kontakt lidhur me përfaqësimin e kurdëve sirianë në Komitetin Kushtetues mbi Sirinë dhe shtoi se kurdët do të marrin pjesë në këtë komitet.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}

Burimi: Sputnik News