Rektori i Universitetit të Pakistanit: Islami Fe e Bashkëjetesës, e Paqes
Rektor i Universitetit Islamik Ndërkombëtar Islamabad (IIUI) Masum Yasinzai u bëri thirrje Shoqatave Muslimane që të promovojnë mesazhin e Islamit për tolerancën dhe bashkëjetesën paqësore.
Ai po i drejton pjesëmarrësit gjatë ceremonisë përmbyllëse të Programit të 27-të Ndërkombëtar të Zhvillimit të Burimeve Njerëzore për vendet e pakicës muslimane të organizuar nga Akademia Dawah (IIUI) në Allama Ilbal Auditorium në Islamabad.
Ai tha se është përgjegjësia kryesore e muslimanëve që të përhapin atributet e Islamit në të gjithë botën, duke shtuar se është nevoja e kohës për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve dhe shoqërive njerëzore për të nxitur unitetin dhe paqen në dritën e mësimeve të Islamit.
Ai më tej tha se Umeti nuk duhet të shqetësohet për sfidat mbizotëruese dhe duhet të marrë iniciativa për të promovuar Islamin si një fe të paqes.
Ai tha se çdo lloj dhune është rreptësisht e ndaluar jo vetëm në Islam, por edhe në fetë e tjera.
Në këtë ngjarje morën pjesë 18 pjesëmarrës nga tetë vende të tri kontinenteve, me pesë pjesëmarrës nga Sri Lanka, tre nga Gana, dy nga Uganda, dy nga Afrika e Jugut, dy nga Mianmari, dy nga Kuba, një nga Kenia dhe një nga Kamboxhia.
Studiues të spikatur nga Universitetit Islamik Ndërkombëtar Islamabad (IIUI) dhe universitete të tjera të Pakistanit mbajtën ligjërata për pjesëmarrësit me tema të ndryshme fetare dhe akademike.
Burimi: The Daily