Kryetari i Iranit uron homologët muslimanë për Fiter Bajram
Kryetari i Iranit, Hassan Rouhani, në mesazhe të ndara për krerët e shteteve muslimane, i përgëzoi ata mbarë për festën e Fitër Bajramit, që festohet nga muslimanët e botës për të shënuar fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Në mesazh, Kryetari Hassan Rouhani ju dëshironte përparim të gjithë besimtarëve që kryenin urdhrat e të Plotfuqishmit Allah gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Kryetari Hassan Rouhani gjithashtu shpreson që të dëshmohet solidariteti midis muslimanëve nëpër botë në luftën kundër dhunës dhe ekstremizmit.
Ai dëshiron që uniteti i muslimanëve në luftën e tyre kundër fuqive ngacmuese që ushtrojnë unilateralizmin dhe thjesht shkelin angazhimet e tyre.
Ai shpreson për rikthimin e paqes dhe stabilitetit në të gjithë globin.
Kryetari Hassan Rouhani gjithashtu ju dëshiron dinjitet dhe prosperitet të gjithë muslimanëve të botës.
Burimi: IRNA