Gëzuar Për Shumë Vite Fitër Bajramin
Ne si stafi i portalit të lajmeve të postuara online “Media e Lirë” ndihemi shumë të gëzuar që t’iu urojmë nga thellësia e zemrës sonë “Gëzuar Për Shumë Vite Fitër Bajramin”. Edhe këtë vit me dëshirën dhe lejen e Allahu të Madhëruar ia dolëm mbanë që të agjëronim 30 ditë të plota të muajit të bekuar të Ramazanit.
E filluam këtë muaj të shenjtë më datë 16 maj dhe elhamdulilah e përfunduam dje më datë 15 maj. E lusim dhe shpresojmë nga Allahu i Lartësuar që të na i pranojë agjërimet, namazet, leximet e Kuranit, punët dhe veprat e mira tonat. Njëlloj si një punëtor i cili ka punuar tek pronari i tij për një muaj rresht dhe pret rrogën ashtu dhe ne presim shpërblimin nga Krijuesi ynë që të dalim nga muaj me mëkate të shlyera, me agjërime, namaze, lexime Kur’ani, me punë dhe vepra të pranuara.
Mëshiruesi i Mëshiruesve krahas së dhënies së fjalës se do të na e shpërblejë në botën tjetër me Xhennetin dera e të cilit quhet“Rejjan” si çdo vit dhe ditën e nesërme që në orët e para të mëngjesit na e ka bërë ditë feste duke na urdhëruar që të falim dhe të festojmë kështu Fitër Bajramin të tërë së bashku.
Edhe njëherë tjetër iu urojmë “Gëzuar Për Shumë Vite Fitër Bajramin”.