Udhëheqësi i njohur Sufi, Shejh Nazim Kibrisi ndrroi jetë në moshën 92 vjeçare.
Udhëheqësi qipriot turk mysliman, Shejh Nazim Kibrisi, i cili ishte shtruar në spital muajin e kaluar, pasi vuante nga veshkët dhe nga mushkëritë, ndërroi jetë në moshën 92 vjeçare Nikozi, ditën e mërkurë, në mëngjes, më 7 maj 2014, në moshën 92 vjeçare.
Shejkh Nazimi ishte kreu i rendit
sufi Nakshibendi - Hakani dhe ishte shejhu i 41-të i këtij tarikati. Ai kishte qindra mijëra
pasues dhe popullaritet në rritje në të
gjithë Evropën dhe SHBA.
I lindur në Larnaka, Qipro, pasuesit
e Shej Hakanit thonë se ai është me prejardhje familjare nga sufiu i njohur i
shekullit 11-të Abdul Kadir Xhilaniut dhe nga shekulli i 13-të edhe nga Mevlana
Muhammed Xhelaluddin Rumiu. Shejh Nazimi fliste rrjedhshëm gjuhën turke, arabe,
fliste edhe gjuhën angleze.
Prejardhja e Shejh Nazimit, për më
tepër, është nga Ehli Bejti, nga Familja e Muhammedit (a.s.)
Në vitin 2010, Papa Benedikti ka pasur një takim të papritur me një udhëheqës musliman turk qipriot në ishullin e ndarë të Qipros, të shtunën, duke nënvizuar qëndrimin e tij se dialogu ndër- fetar duhet të përdoret si frymëzim për ribashkim. Papa Benedikti ka pasur një takim të shkurtër edhe me Shejkh Nazimin.
Në vitin 2011, Shejh Nazimi tha se
djali i tij, Mehmet Adili, do të vazhdojë trashëgiminë e tij pas vdekjes së
tij.