Kulturë - Art - Fe

Analistë të njohur kanë vlerësuar pikëpamjen e Imam Khomeinit për Jerusalemin

Emërimi i Ditës së Jerusalemit nga Imam Khomeini nënkupton se ai i kupton mirë zhvillimet në rajon si dhe largpamësinë e tij të thellë.

Përshpejtimi i normalizimit të marrëdhënieve me sionizmin u bë pika fillestare e ngjarjeve më të rëndësishme të viteve para vitit  1978 (para fitores së Revolucionit Islamik iranian). Për shkak se mospasja e një strategje të luftë, mungesa e një shembulli politik dhe një lideri të vetëm shkatërrimi psikologjik i shkaktuar nga dëshpërimi dhe mposhtja si dhe tribalizmi arab gjatë atyre viteve, sollën këtë përfundim. Kushtet e politikës rajonale ishin gati për të shkatërruar identitetin islam të Jerusalemit brenda procesit të pajtimit dhe normalizimit. Procesi u plotësua me marrëveshjen e paqes të ashtuquajtur Camp David dhe Oslo. Metoda e tribalizmit arab nuk ishte shpëtimtare dhe vetëm mori formën e një partneri që negocionte me Izraelin.

Palestinezët humbën shumicën e tokave të tyre. OKB u dha izraelitëve 56% të tokave palestineze. Bregu Perëndimor dhe Rripin e Gazës mbetëm nën rrethimin e vendbanimeve izraelite. Në këto rrethana, me ndihmën e agjencive të turizmit sionist, emigracioni i hebrenjve evropian u bë më aktiv dhe në këtë mënyrë u rrit edhe numri i refugjatëve palestinezë.

Në një situatë të tillë të rajonit dhe botës, Revolucioni Islamik iranian arriti fitore. Efekti i këtij revolucioni u përhap në mbarë botën. Revolucioni, i cili përshkruan një Islam të ri dhe kufijtë e saj politik, ka paraqitur hartën e saj strategjike përpara triumfit të saj revolucionar. Revolucioni e pranoi sionizmin si armikun më të madh të Islamit dhe Jerusalemin si një prioritet të vendeve islamike.

Prandaj mund të themi se arsyeja për shqetësimiet rreth Revolucionit Islamik në Iran është për shkak të rrethimit të tij universal. Sepse, përkundër këtyre zhvillimeve të dhimbshme, Revolucioni Islamik zbuloi një bosht të ri i cili nuk bazohet në racizëm, lindje apo perëndim.

Revolucioni iranian e shihte identitetin Islam pranë nacionalizmit. Interesat kombëtare të Republikës Islamike të Iranit mbulonin të gjitha kombet islamike. Irani i dha përparësi politikave të Jerusalemit dhe politikës së jashtme. Trupi i umetit Islamik që ka vuajtur ka gjetur një jetë të re dhe është krijuar një literaturë e re politike. Emërimi i të premtës së fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit si Dita e Jerualemit, është manifestimi i konceptit të islamit politik. Posedues i këtij mendimi është Imam Khomeini (r.a.), udhëheqësi i madh i botës islame dhe kombit.

Qodsna bëri një intervistë me mendimtarët e rëndësishëm të botës arabe në kontekstin e personalitetit universal të Imam Khomeinit (r.a.).

Analisti i Njohur Arab Galip Kandil:

Imami ka përdorur kombet islame si një faktor motivues nga Dita e Jeruzalemit

Emërimi i Ditës së Jerusalemit nga Imam Khomeini nënkupton se ai i kupton mirë zhvillimet në rajon si dhe largpamësinë e tij të thellë. Në sytë e Imam Khomeinit (r.a.), Izraeli është një përfaqësues i kolonializmit perëndimor. Sipas Imamit, e gjithë gjeografia ku gjendet Izraeli është fushë e betejës. Sipas Imamit, Izraeli mbështetet për shkak se është një regjim që përdoret për të depërtuar tek umeti arab dhe arabët në rajon. Qëllimi kryesor është humbja e identitetit islam të Palestinës dhe pastaj, pushtimi i burimeve ekonomike, kulturore dhe historike të kombeve islamike. Madje edhe përpjekja për të kufizuar çështjen palestineze si një konflikt izraelit arab u mposhtë përballë emërtimit të Ditës së Jeruzalemit. Imami ka përdorur kombet islame si një faktor motivues nga Dita e Jeruzalemit kundër regjimit sionist.

Eksperti libanez Emin Hati: Imam Khomeini Mendointe Përtej Kohës

Imam Khomeini ishte një personalitet universal dhedo të mbetet i tillë. Ai mendonte përtej kohës dhe duhet të vlerësohet në kuadër të këtij vizioni emërimi që ai i ka bërë të premtës së fundit të Ramazanit. Arsyeja se pse Imami e theksoi Ditë e Jeruzalemit si islamike dhe universale, është se kombet islame kanë nevojë për një pikë të përbashkët dhe unifikuese. Sidomos në rrethanën kur mundësitë e Islamit dhe të vendeve arabe nuk janë të unifikuara për luftë me Izraelin dhe çdo vend musliman është i zënë me punët e tyre. Ne sot besojmë se po të mos ishte Imami dhe Revolucioni Islamik, dosja palestineze do të mbyllej në favor të Izraelit.

Ish ministri i Libanit dhe mendimtari, Mey Sabha El-Khansa:

Falendërojmë Zotin se Imam Khamenei Sot Vazhdon të Njëjtën Strategji

Para së gjithash, duhet ta falënderojmë Zotin për praninë e një personaliteti si Imam Khamenei, i cili vazhdoi rrugën e Imam Khomeinit. Pa dyshim se fitorja e boshtit të Rezistencës është rezultat i pikëpamjes së Imam Hamanit dhe udhëheqjes së tj të mençur dhe të fortë. Emërtimi i Ditës së Jeruzalemit luajti një rol kyç në fitoret e Boshtit të Rezistencës veçanërisht nga viti 2000 deri në ditët e sotme, pra në vitin 2006 në Liban si dhe në mposhtjen e ISIS-it në Irak dhe në Damask.

Analisti i njohur libanez Enis Nakkash: Imam Khomeini (r.a.) ishte shkaku i zgjimit dhe vetëdijësimit të botës islame.

Ai vendosi një horizont të ri i cili u dha një forcë luftarake kombeve islame në rajon. U dha forcë për të luftuar në një gjendje kur arabët dhe vendet muslimane janë mposhtur në lufta të ndryshme. Besimi i vendeve muslimane për vazhdimin e luftës së tyre me Izraelin u pakësua dhe ata po shkonin me shpejtësi drejt kompromisit.  Në një gjendje të tillë, udhëheqja e Imamit arriti të ju kthejë atyre shpresën dhe motivimin.

Burimi: Rast Haber