Udhëheqësi thekson rëndësinë jetike të arsimit publik
Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik Ajetullah Sejjid Ali Hamenei i kushtoi rëndësi të veçantë arsimit dhe edukimit publik në Iran, dhe tha se nga kujdesi maksimal për çështjet arsimore rrjedhimisht do të përfitojë shoqëria në të ardhmen.
Çdo investim në ( Ministrinë e
Arsimit ), në krahasim me institucionet tjera, do të jep rezultate të shumta,
pasi që kjo, Ministria e Arsimit është
baza, themeli për përparimin, zhvillimin e vendit tani dhe në të ardhmen,, kështu deklaroi Ajetullah Sejjid Ali Hamenei në një tubim të madh të mësimdhënësve
iranian në Teheran të mërkurën.
Udhëheqësi, gjithashtu, paralajmëroi kundër tendencave politike dhe përçarëse
në shkolla dhe qendrat arsimore dhe e përshkroi ato si helm për arsimin.
Ajetullah Sejjid Ali Hamenei, më tej,
u bëri thirrje të gjithë zyrtarëve në Ministrinë e Arsimit që të kenë kujdes
vëmendje serioze në një plan madhor të formuluar më parë për një zhvillim
themelor në arsimin publik në Iran.
Udhëheqësi shpjegoi se zbatimi i planit të madh kërkon një plan dhe program operativ që duhet të hartohet dhe të kryhet hap pas hapi.
Ajetullah Sejjid Ali Hamenei theksoi,
në raste të ndryshme, rëndësinë e
arsimit dhe edukimit si një faktor i madh që garanton përparimin e vendit.
Në muajin janar, udhëheqësi i bëri
thirrje të gjithë studentëve iranian në universitetet lokale dhe të huaja që të
bëjnë përpjekje në përmirësimin e njohurive të tyre për të ardhmën, për përparimin e atdheut dhe të prosperitetin
e popullit të Iranit.
Në një mesazh me rastin e mbledhjes
vjetore të 48-të, të Bashkimit të Shoqatave Islamike të Studentëve Iranian në
Evropë, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei i kishte përshkruar e studentët e rinj
iranianë në të gjithë botën si bimë të vlefshme, që i kanë rrënjët
e tyre në Iran.
Udhëheqësi, gjithashtu, tha se studentët
iranianë duke studiuar jashtë vendit, si bashkëmoshatarët e tyre në
universitete që studiojnë në Iran, të gjallë dhe dinamik, do të bëjnë kontribute të
vlefshme, për përparimin e atdheut
të tyre dhe mirëqenien e popullit të Iranit.
Për më tepër, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei
i bërë thirrje studentëve të rinj iranianë të ketë etje të pashuar për njohuri
me cilësi të lartë dhe me përkushtim, me vëmendje të plotë që të përparoni në fushat shkencore që keni zgjedhur.