İran

Garda Revolucionare e Iranit: Premtojmë se do t’a shkatërrojmë Izraelin

Një nga komandantët e lartë të Gardës Revolucionare të Iranit, gjeneral brigade, Sepehr tha se: “Ne premtojmë se me ndihmën e Zotit do ta shkatërrojmë Izraelin. Edhe ata e dinë se janë në proces të humbjes.”

Gjeneral brigade, Muhammed Hysejin Sepehr, i cili mori pjesë në ceremoninë e vlerësimit të mbajtur dje për sportistët iranianë të cilët nuk konkurruan me përfaqësuesit e Izraelit në garat ndërkombëtare sportive, tha se Izraeli do të shkatërrohet deri në 25 vitet e ardhshme.

Gjeneral brigade, Sepehr vuri në dukje se gjatë 70 viteve të fundit, Izraeli ka burgosur rreth një milion palestinezë si dhe ka vrarë shumë të tjerë dhe shtoi se: “Udhëheqësi i Revolucionit Islamit ka thënë se regjimi sionist do të shkatërrohet deri në 25 vitet e ardhshme. Premtojmë se me ndihmën e Zotit do ta shkatërrojmë Izraelin. Edhe ata e dinë se janë në proces të humbjes.”

Burimi: Welayet News