Sahifah Sexhadijjah është përkthyer në japonisht
Sahifah Sexhadijjah, libri i vlefshëm nga Imam Sexhadi (Imam Ali ibn al-Husein Zejn al-Abidin (657-713), është përkthyer në gjuhën japoneze në bashkëpunim me Qendrën Kulturore Iraniane në Japoni.
Sipas degës së agjencisë IKNA, në
Azinë Lindore, përkthimi në gjuhën japoneze do të publikohet së shpejti me
qëllim të prezentuarit e mësimeve të
Ehl-ul –Bejtit tek shoqëria japoneze.
Sahifah Sexhadijjah konsiderohet si
manuali më i vjetër i lutjeve nga
burimet islame dhe një nga veprat më themelore të spiritualitetit islam
të periudhës së hershme. Kjo vepër është e njohur edhe me emrat si Sahifa - e-
Kamila, Motra e Kur'anit dhe Psalmet e Familjes së Profetit Muhammed (a.s.).
Kjo është një përmbledhje e lutjeve
e hartuar nga stërnipi i Pejgamberit (a.s.) duke përfshirë e lutjet për ardhjen
e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe të përfundimit, lamtumirës, të muajit të
bekuar, Ramazan.
Imam Sexhadi, gjithashtu, në këtë
vepër ka lutje për vështirësinë, për begatinë, mirëqenien, për prindërit, për
fqinjët, për dashamirët, për miqtë etj.