Përsosmëria E Njeriut Dhe Pjekuria Shpirtërore Është E Lidhur Ndaj Bindjes Së Parimeve Fetare
Ajetullah Misbah Jezdiu, kryetari i Institutit Imam Humejni (r.a.), duke cekur se njeriu duhet të jetë në dijeni të kufirit të prirjeve që të arrijë tek lumturia, citoi se pjekuria shpirtërore e cila është qëllimi i krijimit të njeriut kalon nga bindja e parimeve fetare.
Ajetullah Misbah Jezdiu, kryetari i Institutit Imam Humejni (r.a.) Për Edukim dhe Hulumtim, duke prekur rolin qëluan bota në jetën e njeriut, kumtoi se bota dhe mirësitë e botësjanë krijuarme synimin e futjes së njerëzve në provim në Kur’anin Famëlartë, me qëllimin e daljes në dritë se cili do të veprojë punë më të bukura.
Ajetullah Misbah Jezdiu, i cili bëri të ditur se njeriu është një qenie e cila me zgjedhjen dhe me vullnetin e saj të lirë, mund të zgjedhë lumturinë ose mundimin shprehu si më poshtë: “Filozofia ekzistencialiste e botës, nuk do të thotëse është krijuar duke qenë se ka ardhur për të shtypur të mirën,por sipas urtësisë së bërë tëqartë nga feja, kjo botëështë për të sprovuar dhe për t’i futur njerëzit në provim”.
Anëtari i Bashkësisë së Profesorëve të Lumit të Diturisë së Kumit duke shpalosur se njeriu çdo ditë eksopozohet ndaj provimeve hyjnore shprehu si vijon: “Njeriu ndonëse është munduar 100 vite për hir të një udhe, ai mund ta ndryshojë kursin në një ditë, për shembull Hurri në fillim ushqente armiqësi ndaj Imam Husejnit (p.m.t.), por një ditë ai u pendua dhe u bë banor i Xhennetit”.
“Në zanafillë tek njeriu gjenden prirjet e kësaj bote por me kalimin e kohës tek njeriu nisin të brumosen prirjet shpirtërore. Njeriu duhet të përfitojë aq sa duhet nga prirjet e botës dhe ai duhet të ecë në udhën e duhur në prirjet mbinatyrore siç është ushqimi i dashurisë ndaj Allahut të Madhëruar”.
“Ajetullah Misbah Jezdiu, i cili pasi nënvizoi se në rast se njeriu shkon përpara, më tepër se sa është kufiri në drejtim të çështjeve të kësaj bote, kjo do të përbënte një pengesë në pjekurinë dhe lumturinë e njeriut, bëri të qartë se njeriu duhet të ketë një prirje ndaj çështjeve të ushqimit dhe seksuale me qëllimin e të jetuarit dhe të shumimit të brezit shtoi: “Mjedisi duhet të përgatitet aq sa është e mundur për synimin dhe urtësinë hyjnore dhe përsosmërinë e njerëzve. Nëse prirja seksuale nuk do të ishte synimi nuk mund të vihej në zbatim. Thelbi i kësaj prirjeje është dhe duhet të jetë i mirë e megjithatë me kusht që të mos e kalojë kufirin”.
“Izolimi dhe shthurja janë në kundërshtim me përmirësimin e njeriut. Duke qenë se natyra e njeriut është e përbërë nga elementet materiale në fillim tek ajo janë aktive prirjet materiale.Ne shohim edhe sot e kësaj dite pas kaq e kaq shekujsh në të cilët është vënë theksi mbi të drejtat e njeriut sërishata thonë: “Para së gjithash duhet të sigurohen interesat e Amerikës dhe kjo është përgatitja për rikthimin në barbarizëm dhe egërsi”.
“Nëse njeriu do që të arrijë tek përsosmëria dhe lumturia ai duhet të jetë në dijeni të kufirit. Allahu i Latësuar ka sjellur në shërbim të njerëzve dhe shpalljen, përveç mendjes dhe përvojës me qëllim që ata të dinë se si duhet të sillen. Disa herë mbarëvajtja e kufinjve hyjnorë bëhet për të siguruar rendin, sepse në kohën kur këta kufinj nuk zbatohen, jeta e njeriut nuk vazhdon ose të paktën nuk vjennë postinqë duhet të vijë”.
Më pas Ajetullah Misbah Jezdiu nënvizoi: “Ne nuk mbajmë agjërim vetëm për shëndetin e trupit, sepse ne nuk jemi të përbërë vetëm nga trupi, por dhe shpirti duhet të përsoset. Vetëm Allahu e di se çfarë lloj ndikimi, ka në përsosmërinë e shpirtit të njeriut mbajtja e agjërimit për një muaj dhe mjekët nuk ka ndonjë të dhënë të hollësishme mbi këtë çështje. Njeriu është krijuar për të arritur pjekurinë shpirtërore dhe për të jetësuar këtë pjekuri shpirtërore ai është i lidhur ndaj bindjes së parimeve fetare”.
“Për të arritur tek lumturia duhet të përfitohet nga mjeti por nuk duhet t’u dhurohet zemra atij.Njeriu duhet të përfitojë nga mjetet materiale por nuk duhet të bjerë në kurthin etyre. Për këtë arsye për të mos rënë në shthurje, duhet të tërhiqet pas në njëfarë mase, të zotët e mendjes duhet të qëndrojnë në largësi,për të mos rënë në buzë tëgreminës së pakujdesisë; kujdestarët e Allahut disa herë nuk përfitonin as nga përfitimet e të lejuarës dhe këtë e bënin simasë parandaluese në mënyrë që të mos ekspozoheshin ndaj izolimit dhe rënies”.
Burimi: Welayet News