İran

Patriarku i Dioqezës Armene: SHBA-ja nuk mund të përballet me unitetin e iranianëve

Udhëheqësi i Dioqezës Armene të Teheranit ka thanë se populli i Iranit ka qenë nën sanksione për 39 vitet e fundit dhe prandaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe fuqitë e tjera kolonialiste nuk do të mund të përballen me iranianët.

Sebouh Sarkissian bëri komentet gjatë iftarit  të shtruar nga Dioqeza Armene e Teheranit në Ararat Sport Club në Teheran të mërkurën në mbrëmje.

Të pranishëm në pritje, ishin Ndihmësi i Posaçëm i Presidentit Hassan Rouhani për të Drejtat e Shtetësisë, Shahindokht Mulaverdi dhe një grup deputetësh të Kuvendit apo Mexhlisit të Iranit.

Kryepeshkopi i Sarkissianit i tha Agjencisë së Lajmeve të Republikës Islamike në margjinat e pritjes se bashkimi është arma më e fortë kundër fuqive kolonialiste dhe shtoi se "besoj se sanksionet e SHBA-ve do të shkatërrohen."

Ai tha se pritja është një tregues i unitetit dhe solidaritetit midis feve në Iran dhe dëshmon faktin se pasuesit e feve hyjnore, duke përfshirë muslimanët shia, sunitë, ortodoksët dhe të krishterët protestantë në Iran jetojnë bashkë paqësisht dhe gëzojnë të drejtat e tyre.

"I lutem Zotit të Plotfuqishëm që ta mbrojë Iranin nga armiqtë e tij dhe të japë jetë të gjatë, shëndet dhe nder për Udhëheqësin Suprem të Revolucionit Islamik", tha kryepeshkopi.

Ai shtoi se "Ne jemi me fat që jetojmë në një vend si Irani, ku fetë e ndryshme hyjnore po jetojnë së bashku në paqe".

Akti i pamatur i presidentit amerikan për të transferuar ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Bejt ul-Mukaddas, në  ( Jerusalem) ishte për shkak të injorancës së tij dhe mungesës së njohurive rreth historisë së Lindjes së Mesme.

Kryepeshkopi Sarkissian dënoi me forcë aktin dhe u bëri thirrje udhëheqësve botërorë të përpiqen për vendosjen e drejtësisë dhe paqes.

Burimi: IRNA