Koalicioni nën udhëheqjen e SHBA-së e pranon: Në sulmet tona humbën jetën së paku 892 civilë
Koalicioni ndërkombëtar anti- ISIS nën udhëheqjen e SHBA-së, ka njoftuar se të paktën 892 civilë kanë humbur jetën në sulmet në Siri dhe Irak që nga viti 2014.
Sipas raportit të publikuar nga koalicioni, forcat e koalicionit nga gushti i vitit 2014 deri në prill të vitit 2018, zhvilluan gjithsej 29,358 sulme.
Në raport u tha se sipas vlerësimeve të Task Forcës së Përbashkët të Kombinuar (CJTF-OIR), si rezultat i sulmeve të koalicionit janë vrarë gabimisht së paku 892 civilë, që nga fillimi i Operacionit Vendosmëria e Natyrshme.
Viktimat civile të sulmit të koalicionit anti- ISIS nën udhëheqjen e SHBA-së, u bënë temë diskutimi për një kohë të gjatë. Burimet siriane argumentojnë se numri i civilëve të cilët humbën jetën si pasojë e sulmeve të koalicionit, është shumë më i lartë.
Rusia dhe Siria theksojnë se prania e paligjshme e SHBA-së në Siri është larg nga sjellja e stabilizimit në rajon.
Burimi: Sputnik News