Kulturë - Art - Fe

Hafizi i Kur’anit nga Irani në Finlandë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit

Një hafiz i shquar i Kur’anit nga Irani ka udhëtuar në Finlandë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit për të mësuar  Kur'anin në këtë shtet evropian.

Ali Alizadeh, i cili është nga qyteti i shenjtë i Kum-it , mban sesione të këndimit të Kur'an dhe kurse mbi këndimin e Kur’anit  dhe konceptet Kur’anore në Helsinki.

Ai tha se mban edhe një kurs që meson Tawashih (këndimi religjioz).

Ali Alizadeh tha se gjithashtu ka në plan të organizojë një garë për këndimin e Kur'anit dhe për këndimin e Ezanit në Finlandë.

Sipas  hafizit të Kur’anit, Gara e Kur’anit do të mbahet me 23 Ramazan që i bie  me 8 qershor 2018 në xhaminë Al-Zahra (a.s.) në Helsinki.

Muslimanët nga kombësi të ndryshme që banojnë në Finlandë do të mirëpriten si pjesëmarrës në Garën Kur’anore, vazhdoi ai.

Në muajin e Shenjtë të Ramazanit, muslimanët në mbarë botën agjërojnë nga agimi deri në perëndim të diellit dhe i kushtojnë më shumë kohë aktiviteteve Kur'anore, duke përfshirë leximin e Kur’anit dhe meditimin rreth Kur'anit.

Burimi: IQNA