Kulturë - Art - Fe

Mbledhja Ndërkombëtare ‘Njohja me Kur'anin’ Special për Zonjat në Xhaminë e Imam Rizait

Në të njëjtën kohë me festat e muajit Sha'ban, në veçanti të Hazreti Zahra (a.s.) Xhamia e Shenjtë e Imam Rizait  organizoi  Mbledhjen Ndërkombëtare ‘Njohja me Kur'anin "Meshkat al-Noor" speciale  për zonjat.

Sipas Astan News, u zhvillua një ceremoni e ‘Njohjes me Kur'anin’ me përpjekjet e Astan Kuds Razavi për Menaxhimin e Çështjeve për vizitorët jo –iranianë  në përvjetorin e lindjes së Hazrat Ali Akbar (a.s.).

Në këtë tubim morën pjesë një numër i madh kënduesish të shquar ndërkombëtarë të Kur’anit.

Ky takim shpirtëror në të cilin ishin të pranishëm mbi njëzet vende të tilla si Pakistani, India, Indonezia, Kina dhe vendet arabe, edhe dhjetë këndues  ndërkombëtarë të Kur'anit.

Um Saeed dhe Um Hossein Ameri nga Iraku, Toktam Agha nga Azerbajxhani, Mobarakeh  Xha'fari nga India, Gol Xhahan nga Kina, Nosrat al-Rahmah nga Indonezia ishin disa nga zonjat e spikatura që lexonin disa ajete të Kur’anit të Shenjtë.

Për të përhapur gjerësisht kulturën kur'anore dhe njohjen me këtë libër Hyjnor në mesin e familjeve veçanërisht në mesin e adoleshentëve, ky menaxhim mban, duke përdorur kapacitetet e recituesve të shquar të Kur'anit, tubime të veçanta Kur'anore  për zonjat në raste të veçanta.

Vlen të përmendet se krahas këtij tubimi Kur'anor, u mbajt seminar edukativ për memorizimin e Kur'anit, klasë mësimi,  pikturë, lojëra dhe argëtime për fëmijët dhe adoleshentët.

Burimi: Astan Quds Razavi