Dijetari flet për ndikimin e myslimanëve me prejardhje afrikane në kulturën amerikane
Zahir Ali, dijetar dhe ish- zëvendës kryetar i Shoqërisë Islamike të Harvardit dhe Shoqatës të Studentëve Zezak, foli për ndikimin në rritje të muslimanëve afrikano amerikanë në kulturën amerikane në një tubim të enjten, në mbrëmje, në Qendrën Barker (Barker Center.)
Tubimi, i sponsorizuar nga Shoqëria
Islamike e Harvardit, shënoi fillimin e serisë Islami në Amerikë, e cila sipas
Lana A. Idris, drejtor i marrëdhënieve të brendshme, e karakterizoi këtë tubim si
një përpjekje për të shprehur ne rrëfimin tonë për historinë tonë muslimane
amerikane.
Pas fjalës hyrëse nga Lana A.Idris,
dijetari Zahir filloi fjalën e tij. “Muslimanët afrikano-amerikan e kanë
ndryshuar e kanë pasuruar me shumëllojshmëri kuptimin e lirisë amerikane dhe
historinë e Amerikës, tha ai
Zahir Ali i paraqiti mënyrat në të cilat ai tha se
myslimanët afrikano - amerikanë e kanë begatuar
me shkathtësi Amerikën në katër kategori: histori, identitet, drejtësi
dhe në udhën shpirtërore.
Dijetari, Zahir Ali, ish- zëvendës kryetar
i Shoqërisë Islamike të Harvardit dhe Shoqatës të Studentëve Zezak, mori disa
pyetje nga publiku. Një nga pyetje ishte, mënyra për të përmirësuar cilësinë e
jetës studentore muslimane në Harvard? Ai i këshilloi nxënësit të punojnë për
barazi në të gjithë grupet kulturore në aspektin e qasjes tek burimet dhe administratorët.
Mos kini frikë të bëni pyetje të rëndësishme, tha ai, duke shtuar
se është e rëndësishme për
njerëzit që të dinë se ju jeni duke menduar për këto çështje.