Larijani: Marrëveshja bërthamore ka vdekur
Sekretari i Komitetit të të Drejtave të Njeriut në Iran, Larijani deklaroi se: “Unë mendoj se marrëveshja bërthamore ka vdekur dhe evropianët po merren me kufomën.”
Sekretari i Komitetit të të Drejtave të Njeriut në Iran, Muhamed Javad Larijani, i cili mori pjesë në programin “Cihanara” në kanalin Ufuk TV, foli për pengesat në tërheqjen nga marrëveshja bërthamore si dhe vuri në dukje se çështja e marrëveshjes bërthamore është shumë e rëndësishme dhe se është një çështje lidhur me interesin kombëtar të Iranit.
Larijani vuri në dukje përpjekjet e Donald Trumpit që të merr atë që donte nga Irani përmes shtypjes ekonomike dhe 12 kushtet që sekretari amerikan i Shtetit kishte bërë kundër Iranit si dhe rikujtoi se Trump kishte bërë një pretendim se Irani do të gjunjëzohej brenda pak ditëve.
Duke iu referuar përgjigjes së menjëhershme të presidentit iranian ndaj deklaratave të Trumpit, ai tha se tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore nënkupton se të paktën 10 faqe të kësaj marrëveshjeje kanë shkuar, me fjalë të tjera nuk ka më marrëveshje bërthamore.
Larijani, i cili e sheh më të përshtatshme që Irani të pezullojë përgjegjësit e veta, në vend që të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore, tha se evropianët nuk duhet të lejohen që të rrisin pritjet e tyre.
Gjatë fjalimit tëtij, sekretari i Komitetit të të Drejtave të Njeriut në Iran, tha se presioni dhe sanksionet e SHBA-së do të kalojnë 3 vende të Evropës dhe se kompanitë evropiane do të shkojnë në SHBA për interesat e tyre.
Larijani i cili tha se të gjithë e dinë se presidenti amerikan, Donald Trump është një ‘gënjështar’, shtoi se deklaratat anti-Iran të Trumpit dhe njerëzve të tij nuk janë të rëndësishme.
Sekretari i Komitetit për të Drejtat e Njeriut vuri në dukje se industria bërthamore e Iranit mund të kompensojë dëmet e shkaktuara nga marrëveshja bërthamore dhe theksoi se kundër vendimeve të SHBA-së, Irani duhet të pezullojë përgjegjësit e veta si një strategji dhe të caktojë një afat dy mujor për këtë.
Larijani i cili tha se evropianët nuk do të mund të qëndrojnë kundër sanksioneve të SHBA-së, theksoi se kundër sanksioneve, së pari duhet të trajtojnë shtetin në një mënyrë të sigurtë.
Sekretari i Komitetit për të Drejtat e Njeriut tha se nuk kishte asnjë problem në vazhdimin e negociatave me evropianët, por që Irani nuk duhet të qëndroj kot përderisa SHBA-ja ndërmerrë veprime dhe theksoi nevojën e mbrojtjes kundër armikut.
Eksperti politik Larijani deklaroi se ata duhet të bashkohen nën çatinë e Velayet-i Fakih dhe ta çojnë vendin përpara me një frymëzim të përgjegjshëm, të guximshëm dhe zgjidhës të problemeve.
Duke vënë në dukje se Trump nuk kishte guxim për të hyrë në ndonjë luftë të re, Larijani deklaroi se ky person është një tregtar dhe zgjuarsia e tij ishte mjelja dhe se ai ka arritur të mjelë shumicën në rajon.
Larijani gjithashtu deklaroi se ai beson se nuk ka nevojë të nënshkruaj FATF pavarësisht marrëveshjes bërthamore.
Burimi: Tasnim News Agency