Ajo që shqetëson SHBA-në është mirëkuptimi i pavarur islamik në Iran
Në hutben e xhumasë në Teheran, Ajetullah Imami Kashani kritikoi poitikën e SHBA-së kundër Iranit.
Ajetullah Imami Kashani i cili mbajti fjalim në hutben e xhumasë në Teheran, u shpreh: “Armiku gjithmonë dëshiron që ju të keni probleme me ekonominë dhe sigurinë, prandaj mënyra e jetesës së duhur nuk është varësia ndaj tyre, por besimi në të rinjtë e lirë dhe të arsimuar në vend.”
Duke vënë në dukje tërheqjen e Trumpit nga marrëveshja bërthamore, Ajetullah Imami Kashani vazhdoi kështu: Ne të gjithë e kemi parë se duke ia treguar të gjithëve marrëveshjen, presidenti jo-njerëzor i SHBA-së thonte se ne kemi bërë kështu, kemi bërë ashtu, kjo pra nënkupton armikun.
Në një pjesë tjetër të fjalimit të tij në namazin e xhumasë në Teheran, ai u shpreh: “Fakti që ministri i Jashtëm i SHBA-së flet për flet për programin tonë të raketave tregon se shqetësimi i tyre i vërtet nuk janë raketat, por feja. Ata janë të shqetësuar për shkak të Islamit, sepse e shohin se Islami i edukon të rinjtë në mënyrë të pavarur. Ata ndjekin udhëheqësit ashtu si qeveria saudite.”
Përveç kësaj, Ajetullah Imami Kashani u shpreh kështu: A do të na lëjnë rehat nëse ne i lëjmë armët mënjanë dhe e mbrojmë veten vetëm me gurë, ashtu si në Palestinë? Natyrisht se jo...
Burimi: Rast Haber