Lexoni veprat e përkthyera të Imam Humejnit në 25 gjuhë
Instituti për Hartimin dhe Botimin e Veprave të Imam Humejnit (r.a.) ofron shumë nga veprat e themeluesit të Republikës Islamike të Iranit në 25 gjuhë, tha një zyrtar i institutit.
Muhammed Reza Abdullahifard i tha Agjencisë së Lajmeve IQNA se faqet e internetit të institutit janë në dispozicion në persisht, arabisht, anglisht, urdu dhe frëngjisht.
Ai tha se përkthimet e shumë prej veprave të Imam Humejnit në 25 gjuhë mund të lexohen edhe në faqen e internetit në anglisht (http://en.imam-khomeini.ir).
Sipas zyrtarit, instituti gjithashtu ka në plan të mbledhë vepra rreth Imam Humejnit nga e gjithë bota dhe të themelohet një bibliotekë gjithëpërfshirëse.
Instituti ka përgjegjësinë e përpilimit dhe mbledhjes së të gjitha materialeve relevante për themeluesin e ndjerë të Republikës Islamike dhe të afërmve të tij.
Sipas faqes së internetit të institutit, programet dhe aktivitetet kryesore të tij mund të ndahen në pesë fushat e mëposhtme:
Mbledhja e dokumenteve dhe veprave, të cilat përfshijnë (1) mbledhjen e dokumenteve dhe veprave të Imam Khomeinit; (2) grumbullimin e të gjitha veprave që lidhen me biografinë, përpjekjet dhe mendimet e Imamit të shkruara ose të thëna në Iran dhe jashtë në mërgim;
Ruajtja e përhershme e dokumenteve dhe punimeve;
Studimi dhe hulumtimi, përkthimi, përpilimi dhe përgatitja e punimeve për publikim;
Botimi i veprave, ribotimi dhe përhapja e vazhdueshme e mendimeve dhe e shkollës së mendimit të Imam Humejni ;
Mbikëqyrja: Në përputhje me dekretin e Imamit dhe miratimin e Asamblesë Konsultative Islamike, Instituti është burimi i vetëm zyrtar i çdo gjëje që do të publikohet në emër të Imam Humeinit.
Burimi: IQNA