Kulturë

Stambolli mikpritës e ekspozitës islamike për ditëlindjen e Pejgamberit

Në përkujtim të ditëlindjes së Pejgamberit, Muhammed (a.s.) (paqja qoftë mbi të), Ministria e Çështjeve Fetare, Kulturës dhe  Ministria e Turizmit të Turqisë kanë hapur një ekspozitë për jetën e tij në Pallatin Topkapi në Muzeumin e Stambollit.

 

     Ekspozita quhet 'Ashk-i Nebi'  (Dashuria për Pejgamberin), ministri i Çështjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Gormez tha se ekspozita do të përqëndrohet rreth fesë në mënyrë që myslimanët të mund të rishqyrtojnë marrëdhëniet e tyre me Islamin.


     Ekspozita paraqet një numër të eksponanteve që i përkisnin Muhammedit (a.s.) (paqja qoftë mbi të), si dhe një letër që ai i kishte dërguar guvernatorit të Egjiptit.


      Ekspozita, gjithashtu, përmban dorëshkrime të Kur’anint, të shkruara në shekujt XV-të, XVI-të, dhe XVII-të, si dhe vepra arti, kaligrafi.