İran

Kryetari i Iranit, Dr. Hassan Ruhani: Amerika nuk mund të gjunjëzojë popullin e Iranit

Në një takim me familjarët e pjesëtarëve të kabinetit qeveritar të Iranit, kryetari i Iranit, Hasan Ruhani deklaroi se Amerika nuk mund të gjunjëzojë popullin e Iranit.

Sipas një njoftimi të zyrës informative të presidencës iraniane, kryetari  i Republikës Islamike të Iranit, përmendi presionet dhe përpjekjet e arrogancës botërore, regjimit sionist dhe aleatëve të tyre në rajon për të dëmtuar Republikën Islamike të Iranit dhe tha:

Populli i Iranit ka qëndruar i fuqishëm përballë të gjitha presioneve. Kryetari i Iranit deklaroi se populli iranian e ka përshkuar rrugën më së miri duke u mbështetur tek mundësitë e veta.

Kryetari i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu shprehu urimet për nisjen e muajit të bekuar të Ramazanit dhe tha se efekte të rëndësishme të këtij muaji, janë sinqeriteti, dashamirësia dhe të qenit pranë njëri-tjetrit.

Burimi: Pars Today