Fe

Shtetet evropiane “Duhet të njohin Islamin”

 Islami duhet të njihen ligjërisht në të gjitha vendet evropiane për t'i dhënë fund armiqësisë kundër myslimanëve, tha një udhëheqës i çështjeve fetare.


    Duke folur në një konferencë rreth krimit të urrejtjes, Drejtori i Çështjeve Fetare të Austrisë, Fuad Sanac i tha Agjencisë Anadolu se muslimanët ballafaqohen me probleme që lidhen me martesat, funeralet dhe traditat tjera islame të cilat nuk janë të pranuara ligjërisht.


Fuad Sanac tha : Ne kërkojmë të drejtat e njëjta të ofruara për Hebrenjtë, Katolikët, Protestantët dhe Budistët.


     Zyrtarët qeveritarë, policia, OJQ-të dhe përfaqësuesit e Bashkësisë Muslimane po merrnin pjesë në një konferencë të quajtur “Forcimi i  Komunitetit – Ligjit, Marrëdhëniet e Zbatimit në Luftën Kundër Krimeve të Urrejtjes ndaj Muslimanëve” mbajtur në Vjenë javën e kaluar.


     “Nuk është frika nga Islami në Evropë, por është armiqësia ndaj Islamit”

 
     Duke pretenduar se termi Islamofobia nuk është duke u përdorur si duhet,  Fuad Sanac ka thënë: Një fobi është një frikë e dikujt. Megjithatë, kjo nuk është frika nga Islami në Evropë, por është armiqësia ndaj Islamit.

 

    Ai vuri në dukje rëndësinë e edukimit në trajtimin e krimeve të urrejtjes dhe tha se studentët duhet të trajnohen, të edukohen, në dashuri, respekt dhe tolerancë për t'i dhënë fund armiqësisë ndaj Islamit.


     Tarafa Baghaxhati, kryetar i Nismës Myslimane Austriake, tha, gjithashtu, se Islami duhet të njihet ligjërisht, duke shtuar se çështja e shamisë ka ndikuar negativisht në punësimin e femrave muslimane.  

 

    Femrat me shami në kokë, në veçanti, përballen me më shumë vështirësi në gjetjen e vendeve të punës, tha ai për Agjencinë Anadolu.

 

     Baghaxhati tha se paragjykimi ndaj muslimanëve është reflektuar edhe në ato çështje sikur  ndalimi për të ndërtuar minare në disa shtete, duke e përshkruar këtë praktikë si një formë indirekte e diskriminimit.


     Baghaxhati, gjithashtu, preku në atë që ai e përshkroi si “sulme në rritje” kundër muslimanëve në mediat sociale si Twitter, Facebook dhe YouTube. Ai tha se ishte e vështirë për të regjistruar çdo krim të urrejtjes kundër myslimanëve sepse shumë autoritete nuk e kanë pranuar shumicën e incidenteve si “krimeve të urrejtjes.”    


     Duhet të ndërmerren hapa konkretë për të ndaluar krimet e urrejtjes kundër myslimanëve


     Ish kryetari i Ekzekutivit Musliman të Belgjikës, Semsettin Ugurlu, kritikoi partitë e djathta për tolerimin  e shpërthimeve të ndjenjave  anti - islamike.


     Ai tha se mediat kryesore dhe media sociale kanë luajtur rolin kyç në përhapjen e deklaratave anti - Islame. 

 

      Ercan Karaduman i Bashkimit të Demokratëve Turq Evropianë tha se Austria është i vetmi vend evropian i cili ka legjislacionin Islam, por shtoi se i mungojnë ligjet e nevojshme që të ndalojnë krimet e urrejtjes kundër myslimanëve.


     Disa hapa konkret duhet të merren duke përfshirë rregullimin legjislativ në mënyrë që t’i vjen fundi i këtyre krimeve të urrejtjes shtoi ai.