Rinia arabe nuk e sheh më SHBA-në si aleatë, por Rusinë
(Anketa e të Rinjëve Arab) Arab Arab Youth Survey, e cila zhvillohet çdo vit, zbuloi se të rinjët arab kanë filluar të ndjejnë më shumë simpati për Rusinë dhe se e shohin atë si një aleat më premtues se sa SHBA-ja. Sipas anketës, Rusia ishte i vetmi vend në 5-shen e parë që shihet si aleatë jashtë botës arabe. Ndërsa SHBA-ja ka mbetur prapa në 6 vitet e fundit.
Të anketuarit e Anketës së Rinisë Arabe u pyetën se cilat vende i shohin si aleatë në politikën e jashtme. Rusia ishte vendi i katërt që shihej si një aleatë dhe i vetmi vend në 5-shen e parë jashtë botës arabe.
SHBA-ja e cila që nga viti 2012 nuk ka rënë nga 5-shja e parë, këtë vit u rendit e 11-ta. 57 për qind e të anketuarve thanë se e shohin SHBA-në si një armik. Ndërsa vitin 2012, përqindja e atyre që e mbështetnin këtë pikëpamje ishte vetëm 32.
RUSIA KONSIDEROHET SI NJË VEND I QËNDRUESHËM
Sipas gazetës Arabian Business, kjo situatë buron nga fakti se rinia arabe e konsideron Rusinë si një vend të fortë dhe të qëndrueshëm. Aleatët arabë të SHBA-së e cila doli e zhgënjyer, po kthehen drejt Rusisë.
Një ndër arsyet kryesore që rinia arabe simpatizonë më shumë Rusinë se SHBA-në, është çështja Izrael-Palestinë. Sipas të rinjëve, përderisa SHBA-ja nuk mund të sigurojë një marrëveshje për zgjidhjen e problemit, Rusia luajti një rol shumë të rëndësishëm në zgjidhjen e krizës siriane.
Përveç kësaj, të rinjët arabë e konsiderojnë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin si një lider të përgjegjshëm, të fortë dhe me autoritet, ndërsa presidentin amerikan, Donald Trump e konsiderojnë si një ‘huligan qesharak’.
Burimi: Sputnik News