Sisi: Vëllazëria Muslimane e Egjiptit është e përfunduar
Ish shefi i ushtrisë së Egjiptit dhe kandidati presidencial i tanishëm, Abdel Fattah el - Sisi , thotë se lëvizja Vëllazëria Muslimane është e përfunduar.
Në intervistën e parë televizive të fushatës
së tij presidenciale, të hënën, Sisi ka intensifikuar
retorikën e tij në drejtim të Vëllazërisë Muslimane, duke thënë se Unë
dua të them për ju se kjo nuk është më,
përfundoi ( Vëllazëria ). Ju , egjiptianë, janë ata që e përfunduat atë.
Ka pasur dy përpjekje për të më vrarë mua, tha Sisi më tutje.
Fushata zgjedhore u hap të shtunën
dhe pritet të përfundojë më 23 maj 2014, përpara zgjedhjeve presidenciale, e
cila është planifikuar të mbahet më 26 dhe 27 maj 2014.
Kundërshtari i vetëm i Sisi –t në garë është politikani i majtë Hamdin Sabahi.
Në muajin korrik 2013, Sisi ka
deklaruar se presidenti i parë i vendit i
zgjedhur në mënyrë demokratike, Muhamed Mursi, nuk është më në detyrë.
Sisi është akuzuar, gjithashtu, për
udhëheqje të ashpër sepse sulmoi me ashpërsi përkrahësit e Muhammed Mursit dhe ashtu
veproi kundër Vëllazërisë Muslimane.
Grupet e të drejtave të njeriut
thonë se mbi 400 persona janë vrarë dhe mijëra janë dërguar në burg që prej
rrëzimit të kryetarit Mursi.
Vëllazëria Muslimane e Egjiptit është quajtur një organizatë terroriste nga ana
e ushtrisë.