Raundi i 11-të i dialogut:Islami-Krishterimi Ortodoks është planifikuar në Teheran
"Religjioni dhe Mjedisi" është tema e raundit të 11-të të dialogut fetar midis Qendrës Iraniane për Dialog Ndërfetar dhe Kishës Ortodokse Ruse, e cila do të mbahet nga 5 deri në 7 maj 2018 në Teheran.
Sipas faqes së internetit të Organizatës Islamike për Kulturë dhe Marrëdhënie (ICRO), në program merr pjesë Abuzar Ibrahimi Turkaman, i cili kryeson Organizatës Islamike për Kulturë dhe Marrëdhënie (ICRO), një delegacion nga Kisha Ortodokse Ruse dhe një numër intelektualësh iranianë dhe rusë.
Organizata do të organizoi programin tre-ditor dhe delegacioni rus do të udhëtojë gjithashtu në qytetin e shenjtë të Kumit për të takuar disa figura fetare dhe akademike iraniane atje si pjesë e programit.
Raundi i dhjetë i dialogut u organizua më 26-27 shtator 2017, në Moskë.
"Roli i Dialogut dhe Bashkëpunimit midis Feve në një Paqë të Drejtë dhe të Qëndrueshme" ishte tema e programit.
Burimi: IQNA