Kulturë - Art - Fe

Për herë të parë në gjuhën shqipe u botua- Fikhu Imam Xhaferia Sadikut

Marrë nga FB- Shoqata FLLADI 

E Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!
Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qofshin mbi Ju!

Ju bëjmë me dije se shoqata “Flladi”, në vazhdën e veprimtarive të saj në përhapjen e dijeve të Kur’anit dhe të Ehli Bejtit (paqja qoftë mbi ta!), sjell për Ju enciklopedinë “Fikhu i Imam Xhaferr Sadikut”, i autorit Muhamed Xhevad Mugnijeh. Enciklopedia përbëhet nga 12 vëllime. Së shpejti do ta gjeni edhe në librarinë tonë online: www.dritaeehlibejtit.com
Një falënderim të përzemërt dhe mirënjohje të thellë shprehim për përkthyesin e kësaj enciklopedie, haxhi Selim Stafa (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Gjithashtu, falënderojmë të gjithë bashkëpunëtorët tanë të nderuar e të palodhur që ndihmuan në përgatitjen e kësaj enciklopedie. Allahu i shpërbleftë me të mirat e Tij të pafundme!
Allahu na i pranoftë punët dhe përpjekjet të gjithëve!