İran

SHBA dëshmoi edhe njëherë se nuk është e besueshme

Komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit, gjeneralmajor Muhamed Ali Jafari, në reagimin e bërë ndaj tërheqjes së SHBA-së nga marëveshja bërhamore, e cilësoi tërheqjen e Trumpit nga marrëveshja bërthamore si një shenjë të mirë dhe theksoi se kjo nuk është një ngjarje e re dhe se nuk do të ketë asnjë ndikim vendimtar mbi interesat kombëtare.

Komandanti Jafari i cili përkujtoi se që më parë, ishte e ditur se amerikanët nuk ishin të besueshëm, pavarësisht kësaj ai deklaroi se Amerika e dëshmoi edhe një herë se nuk është e besueshme për negociata dhe bashkëpunim.

Duke vënë në dukje se përparimi i nënshkrimeve të Iranit është arritur përmes sanksioneve, komandanti Jafari tha se populli i Iranit është aq i fortë, i zgjuar dhe i madh, sa të mos frikësohet dhe ndikohet nga kërcënimet dhe sankisonet e amerikanëve dhe aleatëve të tyre.

Komandanti i Gardës Revolucionare tha se kjo çështje është shumë vendimtare për të ardhmen e Republikës Islamike dhe theksoi nevojën për t'u përqëndruar në kapacitetin dhe mundësitë e brendshme të vendit.

Komandanti Jafari i cili vuri në dukje deklaratat e presidentit ku tha se evropianëve i’u dha një mundësi për dy javë, u shpreh se evropianët janë të varur nga SHBA-ja dhe se në mes të Iranit dhe SHBA-së, ata e zgjedhin SHBA-në dhe prandaj ata nuk mund të vendosin në mënyrë të pavarur.

Komandanti Jafari deklaroi se çështja kryesore e tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja bërthamore është forca iraniane e raketave dhe mbrojtjes dhe ndikimi i saj në rajon.

Komandanti Jafari, i cili tha se Republika Islamike e Iranit qëndron përballë tiranisë së armiqve dhe grupeve terroriste në rajon, tha se ky qëndrim ka për qëllim t'i rrëzojë ata.

Komandanti i Gardës Revolucionare gjithashtu ka vënë në dukje se nga tani Forcat e Armatosura duhet t'i kushtojnë më shumë rëndësi zhvillimit të forcës së tyre të mbrojtjes.

Burimi: Rast Haber