Iraku

Imam Hamanei e shpëtoi Irakun nga shkatërrimi

Komandanti i Hashdi Shabit të Irakut deklaroi se Udhëheqësi i Revolucionit Islamik e ka shpëtuar Irakun nga shkatërrimi duke qëndruar pranë popullit të Irakut. Komandanti i Hashdi Shabit të Irakut, Mahdi al Muhandis, në fjalimin e bërë në Xhaminë Jamkaran në qytetin Kum të Iranit, tha se Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Hamanei qëndroi pranë popullit të Irakut që nga përmbytja e Sadamit deri në kohën kur ISIS-i e kërcënonte Irakun dhe e shpëtoi vendin nga rreziku i shkatërrimit. Ai gjithashtu deklaroi se populli dhe të rinjët e Irakut e formuan Hashdi Shabin kundër terrorit të iSIS-it, duke e larguar kështu këtë rrezik.

Muhandis vazhdoi duke deklaruar se edhe gjenerali Kasim Sulejmani dhe të rinjtë që i mbrojnë haremet e shenjta ishin gjithashtu kontribues shumë të rëndësishëm në këtë fitore.

Edhe Muhammed Hasan Rahmanian nga Xhamia Jamkaran u shpreh se sot ka miliona njerëz që do të jepnin jetën e tyre në rrugën e Islamit dhe se kjo është një frytë i Revolucionit Islamik.

Burimi: Rast Haber