SHBA-të kërkojnë nga Irani 6 miliard dollar për 11 shtatorin 2001
Gjykata federale e New Yorkut shpalli aktgjykimin me të cilin Irani obligohet të paguajë 6 miliard dollar dëmshpërblim familjarëve të të vrarëve në sulmin terrorist të 11 shtatorit 2001, ka lajmëruar televizioni amerikan ABC-News, duke u thirrur në burimet nga dokumentet e gjyqit.
Sipas aktgjykimit, Republika Islame e Iranin, gjegjësisht Garda Revolucionare e Iranit dhe Banka qendrore e Iranit janë përgjegjës për vrasjen e 1.008 njerëzve në sulmin e kryer me 11 shtator 2001.
Për atë shkak, Irani obligohet që të paguajë nga 12, 6 milion dollar çdo bashkëshorti, nga 8,5 milion dollar prindërve dhe nga 4,25 milion dollar vëllait apo motrës së viktimës. Shuma e gjithëmbarshme për dëmshpërblim arrin mbi 6 miliard dollar amerikan.
Pa marr parasysh se komisioni special për hetimin e sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 paraprakisht nuk ka gjet prova direkte për përzierjen e Iranit në sulmin terrorist të 11 shtatorit 2001, gjyqi në New York për shpalljen e aktgjykimin ka konsideruar të mjaftueshëm vetëm konkluzat se Irani gjoja ka ofruar ndihmën materiale organizatës terroriste Al Kaida.
Kushërinjtë e të vrarëve në sulmin terrorist me 11 shtator 2001 në New York kanë paraqiturën qysh në vitin 2004 padinë kundër qeverisë së Iranit.
Sikurse shkruan gazeta amerikane”Hil”, pak është e mundshme se Teherani do të paguajë shumën e cekur për dëmshpërblim të familjarëve të të vrarëve në sulmin terrorit të 11 shtatorit 2001. Pa marr parasysh në këtë, kushërinjtë e viktimave mund të kërkojnë që t’ju paguhen këto para nga llogaritë amerikane të kompanive apo qytetarëve iranian që gjenden në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në vjeshtë të vitit 2016, Kongresi amerikan ka miratuar Ligjin me të cilin i lejohet gjykatave amerikane që për terrorizëm të gjykohen shtetet e tëra.
Burimi: Sputnik News