Vendet e Balkanit

“Ballkani dhe Koreja bëjnë të pamundurën të mundur” – Tusk

Sot Donald Tusk,Presidenti i Këshillit Evropian, tha në Twitter se Ballkani dhe Koreja tregojnë se "e pamundura mund të bëhet e mundur". "Ajo çfarë kam dëgjuar sot nga Koreja dhe ajo që kam përjetuar në Ballkan ditëve të fundit, do të duhej të ishte përkujtues pozitiv për të gjithë, se e pamundura mund të bëhet e mundur dhe se gjithçka varet tërësisht nga vullneti i mirë dhe guximi i individëve", tha Tusk në Twitter.

Të premten, dy Koretë janë zotuar se do të denuklearizojnë plotësisht Gadishullin Korean dhe kanë thënë se presin që fundi zyrtar i luftës të shpallet deri në fund të vitit.

Tusk ka vizituar këtë javë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku ka përçuar mesazhin se Bashkimi Evropian është dhe mbetet partneri i tyre më i besueshëm. Tusk po ashtu i ka siguruar ato se kanë të ardhme evropiane, nëse i përmbushin kriteret.