İran

Irani nuk frikësohet nëse SHBA-të tërhiqen nga marrëveshja nukleare

Në mes të majit presidenti amerikan Donald Trumpi duhet të sjell vendimin a do të vazhdojnë SHBA-të të jenë pjesë e marrëveshjes nukleare me Iranin apo do të tërhiqen. Zgjatja e rregullt e marrëveshjes, me të cilin Irani ka arritur me SHBA-në, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë, Rusinë dhe Kinën, është pjesë e marrëveshjes sipas së cilës inspektorët e Organizatës ndërkombëtare për energjinë atomike(IAEA) paraqesin raportin këtyre 6 shteteve, ndërsa këto shtete në këmbim të tyre zgjasin periudhën e caktuar për inspektimin e sërishëm të objekteve nukleare iraniane. IAEA-ja gjer tani në të gjitha raportimet e saja ka konfirmuar se Teherani është duke iu përmbajtur dispozitave të marrëveshjes.

Teherani ka pranuar të kufizojë programin e vet nuklear në këmbim të shfuqizimit të sanksioneve, prej të cilëve shumica e tyre është shfuqizuar në janar të vitit 2016. Por, presidenti amerikan Donald Trumpi konsideron se marrëveshja nukleare me Iranin ka mangësi serioze, dhe se ia ka dhënë ultimatum Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe gjer më12 maj këto mangësi të përmirësojnë, në të kundërtën SHBA-të do të tërhiqen nga marrëveshja nukleare me Iranin.

Ministri iranian i punëve të jashtme Muhamed Xhavid Zarifi ka deklaruar se Teherani do të mund të ndërmerr një varg masash, duke përfshirë edhe vazhdimin e aktiviteteve nukleare nëse SHBA-të dalin nga marrëveshja nukleare, duke theksuar se Teherani i ka përgatitur këto masa.”Natyrisht shtetet botërore nuk mund të kërkojnë nga Irani që të përmbahet marrëveshjes, në rast se pala tjetër nuk i përmbahet”, ka thënë Zarifi në intervistë për televizionin amerikan CBS.

Njeriu i parë i diplomacisë iraniane ka theksuar se deklarata e drejtorit të CIA-së Mike Pompe në dëgjimin e tij në Kongres, me ç’rast ka konfirmuar se programi nuklear iranian është paqësor, do të mbetet si ”pranim i vonuar”, por që do të jetë vërtetim se sanksionet kundër Iranit janë aprovuar pa kurrfarë prova faktike.

Bashkimi Evropian, krahas Rusisë dhe Kinës, natyrisht ashpër kundërshtojnë qëllimin e Trumpit, por nuk është e sigurt se Emanuel Macroni, Angela Merkel dhe Theresa May do të kenë sukses të  rezistojnë presionit të Shtëpisë së Bardhë,  e cila edhe vet është nën ndikimin e madh të lobit çifut në SHBA-të dhe organizatës AIPAC e cila në Amerikë kujdeset për marrëdhëniet e mira me Izraelin.

Në të vërtetë, më shumë se 500 parlamentar nga Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania kanë publikuar letrën e hapur me të cilin ftojnë Kongresin amerikan që të bëjë të pamundshmen që të shpëtojë marrëveshjen nukleare me Iranin dhe të parandalojnë qëllimin e presidentit amerikan Donald Trump të tërhiqet nga marrëveshja. Apeli i përbashkët të deputetëve evropian deputetëve amerikan është dërguar me 19 prill, ndërsa është publikuar në gazetën britanike The Guardian, revistën gjermane  Der Spiegel, The New York Timesit amerikan  dhe Le Mondes franceze.

Autorët e apelit kërkojnë nga administrata dhe personalisht nga presidenti amerikan Donald Trump që të shqyrtojë qëndrimin e vet para 12 majit.” Qeveria amerikane kërcënon se do të tërhiqet nga marrëveshja gjithëpërfshirëse, edhe pse Irani i ka mbet besnik obligimeve të përshkruara”, ceket në letër. Parlamentarët e tri shteteve më të fuqishme evropiane njëkohësisht paralajmërojnë në ”pasojat e kobshme” të mundshme në rast të shfuqizimit amerikan të marrëveshjes me Republikën Islamike të Iranit.

Teherani refuzon të bisedojë për revizionin e këtij dokumenti ndërkombëtar. Ministria e punëve të jashtme të Iranit ka kumtuar se marrëveshja nuk do të ndërlidhet “ me çfarëdo çështje tjetër”, sikurse që është programi raketor iranian, inspektimi i objekteve të ushtrisë iraniane për të cilat dihet se në ato nuk ka pas aktivitete nukleare apo çfarëdo dëshire tjetër e Donald Trumpit, më mirë të thuash Izraelit. Më herët, ministri iranian i punëve të jashtme Muhamed Xhavid Zarif ka deklaruar se aksionet e presidentit amerikan Donald Trumpit” përpjekja dëshpëruese e minimit të marrëveshjes nukleare” duke theksuar se ajo nuk mund të revidohet.

Burimi: Logično