Turqi

Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Turqi me 24 qershor

Kryeministri i Turqisë Binali Jëlldërëm ka deklaruar sot se zgjedhjet në Turqi do të mbahen me 24 qershor, të cilët do të jenë me rëndësi të madhe në kontekstin e qëllimeve të 100 vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë dhe se vendi i tij në këto zgjedhje do të konfirmojë ardhmërinë dhe stabilitetin e saj.

Parlamenti i Turqisë ka miratuar sot propozimin për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale me 24 qershor, ndërsa para votimit deputetëve në parlamentin turk iu drejtua kryeministri Binali Jëlldërëm. Ai ka thënë se dita e sotshme është historike dhe arritje e madhe për Republikën e Turqisë.

Ai ka përkujtuar se populli turk ka thënë “po” në referendumin e 16 qershorit 2017, për parlamentin më të fuqishëm dhe qeveri ekzekutive stabile. Poashtu ka thënë se gjatë sistemit parlamentar në vitet e kaluara shpesh herë nën ndikimin e jashtëm ka ardhur në shprehje presioni mbi dëshirën e popullit, drejtpërsëdrejti ose tërthorazi , te grusht shtetet të cilët kanë cenuar funksionimin e sistemit demokratik.

Ai ka thënë se nga këto intervenimet kanë vuajtur populli dhe shteti, dhe se për këtë është paguar çmimi i madh.”Përpjekja e tërë të cilin populli ynë e ka investuar, si dhe përvoja të cilën e kanë pas industrialistët tanë, ndërmarrësit, bujqit humbnin për shkak të këtyre intervenimeve. Çdo herë vendi ynë ka rënë në krizë ekonomike dhe jostabilietet”, ka thënë kryeministri turk Binali Jëlldërëmi.

“Në mesin e popullatës sonë kanë mbjell farën e ndarjeve dhe janë përpjek që të minojnë unitetin tonë, bashkimin dhe vëllazërimin tonë, për të dobësuar popullin tonë. Kurrë nuk kanë menduar për krenarin dhe nderin e Turqisë. Përpjekja e grusht shtetit me 15 korrik dhe ajo çfarë ka ndodhur pas kanë kontribua në themelimin e një strukture të fuqishme kushtetuese i cili do të mund të mbrojë strukturën shtetërore unitare, por edhe të ruajë unitetin kombëtar”, ka shtuar ai.

Më tej ka theksuar se Turqia me sistemin presidencial të udhëheqjes së shtetit do të mundësohet aftësia e sjelljes së vendimeve të shpejta, si dhe implementimi i shpejtë i tyre. “Implementimi i plotë i këtij sistemi me siguri do të jetë i mundur pas zgjedhjeve të cilat do të mbahen me 24 qershor 2018. Në këto zgjedhje shteti ynë do të konfirmojë ardhmërinë e vet dhe sigurinë e saj”, ka thënë Binali Jëlldërëmi.

Presidenti i Turqisë Rexhep Tahib Erdogani ka bërë thirrje për zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe parlamentare  me 24 qershor 2018, një vit e gjysmë më herët se që duhej mbaheshin me rregull. Erdogani ka thënë se vendit i duhej sa më shpejtë të kalojë nga sistemi parlamentar në sistemin presidencial.

Burimi: Al Jazeera