Siria

Asadi u takua me Velajatin në Damask

Këshilltari i liderit suprem të Republikës Islame të Iranit, Ali Akbar Velajati në takimin me presidentin sirian Bashar al Asadin në Damask ka porositur se shpreson se edhe Idlibi së shpejti do të çlirohet, ndërsa amerikanët do të largohen.

Kërcënimet e shteteve të caktuara perëndimore se do të sulmojnë Sirinë janë të bazuara në gënjeshtra, pas çlirimit të Gutës lindore nga ushtria siriane, ka deklaruar të enjten në Damask, Ali Akbar Velajati, këshilltari kryesor i liderit suprem iranian, ajatullah Ali Hamenei.

Velajati ka shtuar më tutje se shpreson se ushtria siriane dhe aleatët e saj do të arrijnë të largojnë trupat amerikane nga Siria lindore dhe do të marrin kontrollin edhe mbi krahinën e Idlibit, që aktualisht është nën kontrollin e rebelëve në veriperëndim të Sirisë.

“Idlibi është qytet i rëndësishëm sirian dhe shpresojmë se së shpejti edhe ai do të çlirohet nga ushtria siriane. Hapësira në lindje të lumit Eufrat poashtu është shumë e rëndësishme”, ka deklaruar Velajati dhe ka shtuar se “Irani shpreson se do të ndërmerren hapa të mëdha që edhe kjo provincë të çlirohet dhe të largohen amerikanët”.

Regjimi i presidentit sirian dhe aleatët e tij në tërësi kanë rimarr kontrollin mbi hapësirën e Gutës lindore, në afërsi të kryeqytetit të Sirisë, Damaskut. Kryengritësit opozitar në tërësi janë evakuar nga qyteti i fundit i Gutës lindore, Duma, dhe së shpejti në këtë rajon do të kthehen civilët e larguar.

Para dy ditësh, presidenti amerikan Donald Trump ka porositur Rusisë, aleatit të Asadit, që të përgatitet për sulmin raketor  në Siri pas sulmit të supozuar me armë kimike në qytetin e Dumasë në Gutën lindore të Sirisë.

Burimi: Al Jazeera