Siria

Nuk do të ketë sulme ndaj Sirisë, lufta po shfaqet në media

Mahmud Matar, komandant i ish-Forcës Ajrore Libaneze, tha se tensioni i tanishëm në Siri është si rezultat i futjes në një rrugë pa kthim të shumë prej vendeve pjesëmarrëse në krizë.

Duke vlerësuar kërcënimet e SHBA-së për të sulmuar Sirinë, në një deklaratë për Sputnik, Matarin u shpreh: “Tensioni i tanishëm në Siri është si rezultat i futjes në një rrugë pa kthim të shumë prej vendeve pjesëmarrëse në krizë. Është një thënie në Liban: ata u ngjitën në majë të pemës dhe nuk mund të zbresin. Dhe tani, palët e krizës, Rusia dhe SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë marrë qëndrime krejtësisht të kundërta. Unë mendoj se zgjidhja mund të merret në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Në këtë rast, secili mund të zbresë nga pema.”

Eksperti libanez i cili tha se askush nuk e dëshiron Luftën e Tretë Botërore dhe se lufta do të shndërrohej në një fatkeqësi për të gjithë pa përjashtim, u shpreh: “Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të paraqesë një plan lidhur me zgjidhjet e mundshme. Për shembull, mund të dërgohet në Siri një komision për shqyrtimin e pretendimeve për sulmet kimike. Mendoj se kjo është një alternativë plotësisht e pranueshme.”

‘PALËT MUND TË PËRDORIN RAKETA BALISTIKE’

Matar i cili tha se sot ne jemi dëshmitarë të sulmeve dhe kundërsulmeve të vazhdueshme, u shpreh se: “Secila palë mund të përdorë raketa balistike. Sa larg shkon kjo? A zbret ushtria amerikane në bregun sirian? Nuk besoj. SHBA-ja dhe aleatët e saj e kuptojnë se ky është një hap shumë i rëndësishëm dhe mund të çojë në ndryshime shumë të rrezikshme."

Ish-komandanti libanez vuri në dukje se tensioni i sotëm është shumë i përhapur në fushën e informacionit dhe shtoi se: “Forcat ruse, ushtria siriane dhe fitorja e aleatëve të tyre po shkatërrojnë planet e SHBA-së dhe Izraelit për të ndarë Sirinë. Unë nuk mendoj se do të ndryshojë diçka papritur në Siri. Ushtria ruse është duke përmbushur detyrat e caktuara dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë.”

‘RUSIA ËSHTË NJË FAKTOR PENGESË’

Edhe gjenerali i pensionuar i përgjithshëm i ushtrisë libaneze, Hisham Jaber gjithashtu, beson se SHBA-ja nuk do të sulmojnë Sirinë. Duke folur pë Sputnik, Jaber u shpreh: “Rusia është një faktor pengesë për këtë hap të rrezikshëm. Rusia ka njoftuar se do t'i përgjigjet një sulmi të mundshëm. Rasti i bazës ajrore Shayrat nuk do të përsëritet më.Unë mendoj se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump me këto deklarata të zhurmshme, është duke u përpjekur që t'i zgjidhë këto probleme të brendshme duke e kthyer vëmendjen e qytetarëve të tij nga problemet e brendshme të SHBA-së tek operacionet ushtarake jashtë vendit.”

Jaber i cili tha se Trump mund të godiste një nga objektivat e shumta në Siri, në qoftë ai mendon se Rusia nuk do të ishte një kundërshtarë i fortë, u shpreh se: “Ata që luajnë lojën e tyre në rajon e dinë shumë mirë se sa larg mund të shkojnë dhe se çfarë rezultatet mund të sjell çdo hap. Çdo sulm i Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ka pasoja të mëdha."

Në pyetjen se ‘A dëshirojnë amerikanët të përplasen me Rusinë?’, Jaber u shpreh se: “Kjo nuk ndodhi as gjatë Luftës së Dytë Botërore. Unë mendoj se amerikanët mund të sulmojnë Sirinë pak, gjë që ndihmon në mbrojtjen e fytyrës së Trumpit në vend.”

Burimi: Sputnik News