Turqi

Në makinën e ndaluar në Aksaraj për shkak të dyshimit, u gjetë një Bibël historike

Në kërkimin e bërë në një automobil në Aksaraj, u gjetë një Bibël në formën e një vepre historike të përpunuar në lëkurë.

Sipas informacioneve të marra, ekipet e Drejtorisë së Sigurisë Kundër Trafikimit dhe Krimit të Organizuar ndaluan një makinë me targat 41 YB 225, të Sertip B. në kilometrin e 10-të të autostradës Aksaraj-Adana.

Në kërkimet e bëra u gjetë një Bibël në formën e një vepre historike të përpunuar në lëkurë. Janë marrë në paraburgim shoferi i makinës, Sertip B dhe personat që ishin me të në makinë, Darsım H dhe Sowd H. me kombësi iraniane dhe Muhammed H. me kombësi irakiane. Po vazhdojnë hetimet e filluara lidhur me ngjarjen.

Burimi: Sputnik News