Kulturë - Art - Fe

83 vende marrin pjesë në Garat e 35-të Ndërkombëtar të Kur'anit

Huxhat-ul-Islam Ali Mohammadi
Huxhat-ul-Islam Ali Mohammadi

Edicioni i 35-të i Garave Ndërkombëtare të Kur'anit të Iranit do të mbahen në fund të muajit, tha një zyrtar.

Huxhat-ul-Islam Ali Muhammadi, Udhëheqës i Organizatës për Çështjet e Fetare dhe të Bamirësisë, i tha Agjencisë së Lajmeve IQNA se përfaqësuesit e 83 vendeve kanë njoftuar gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë në garë.

Ai shtoi se katër ngjarje të tjera ndërkombëtare të Kur'anit gjithashtu do të organizohen njëkohësisht.

Ato përfshijnë Garat Ndërkombëtar të Kur'anit për studentët e seminarit, vuri në dukje hoxha, Huxhat-ul-Islam Ali Muhammadi,

Tri gara të tjera, tha ai, janë garat për gratë, nxënësit e shkollave dhe për personat me aftësi të kufizuara.

Sipas zyrtarit, gjithsej 300 aktivistë të huaj të Kur'anit do të marrin pjesë në Garat Nndërkombëtare të Kur'anit.

Duke iu referuar planeve të tjera të organizatës për vitin e ri kalendarik iranian (filluar më 21 mars), Huxhat ul -Islam Muhammedi tha se do të mbajë gjithashtu një Konferencë  Studimi të Kur'anit, tema kryesore e së cilës është luftimi i arrogancës në pikëpamje të Kur'anit dhe Historia e Ehl ul-Bejtit (a.s.).

Ai më tej vuri në dukje planin kombëtar të memorizimit të Kur'anit dhe tha se më shumë se 2 milion individë deri më tani janë regjistruar në programet memorizuese të Kur'anit të mbajtura nga Organizata Fetare dhe Organizata e Çështjeve të Bamirësisë.

Burimi: IQNA